Gjykata e rrethit gjyqësor e Tiranës, ka rrëzuar pretendimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, si dhe kërkesën e saj për penalizmin personave, të konstatuar se tregtonin duhan të grirë. Në arsyetimin e gjykatës, për personat, e kërkuar penalizim nga doganat, konstatohen vetëm shkelje administrative, që nuk plotësojnë kushtet për regjistrim te procedimit për ndjekje penale.
Sipas arsyetimit të vendimit, “Gjithashtu nga administrimi i fashikullit të mosfillimit të procedimit penal me nr. 9776 viti 2015, provohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësore Tiranë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme verifikuese e procedurale. Nga provat e administruara ne seance gjyqësore rezulton se vendimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejte dhe duhet të lihet në fuqi. Gjykata arrin në përfundimin se ankimi i bërë nga ankuesi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tirane duhet të rrezohet pasi është i pabazuar në ligj dhe në prova”.
V E N D I M
“NE EMER TE REPUBLIKES”
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane e perbere nga:
GJYQTAR: MARTIN DEDA
Asistuar nga sekretarja gjyqësore Majlinda Ndregjoni, me pjesmarrjen e prokurorit Ylli Basha sot më datë 19. 11. 2015 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike çështjen penale që i përket:
ANKUES: Drejtoria e Pergjithshme e Doganave e, perfaqesuar me autorizim nga Basri Tocilla.
O B J E K T: Kundershtim te vendimit te mosfillimit te procedimit penal per kallezimin penal nr. 9776 viti 2015 te Prokurorise se Rrethit Gjyqsore Tirane.
Baza ligjore: Neni 329 i Kodit te Procedures Penale.
Gjykata pasi administroi provat ne séance gjyqsore, degjoi perfaqesuesin e pales ankuese Basri Tocilla qe kerkoje pranimin e ankimit, prishjen e vendimit te mos fillimit te procedimit panel me Nr.9776, viti 2015 te Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane.
-Degjoi prokurorin Ylli Basha qe kerkoj rrezimin e ankimi te bere nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave Tirane, dhe lenien ne fuqi te vendimit te mos fillimit te procedimit panel me Nr.9776, viti 2015 te Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane.
GJYKATA E RRETHIT GJYQSOR TIRANE
V E R E N
Ne Gjykaten e Rrethit Gjyqsore Tirane ka ardhur per gjykim ceshtja penale.
Nga shqyrtimi gjyqsore i bere rezulton se:
Ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane ka ardhur per gjykim ankesa e ankuesit Drejtoria e Pergjithsme e Doganave per kundershtim i vendimit te mosfillimit te procedimit penal.
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ne date 05.08.2015 ka regjistruar kallezimin penal me nr.9776, per vepren penale ‘’Kontrabandes me mallrave qe paguhet akciza, parashikuar nga neni 172 i K.Penal.
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane pasi ka kryer disa veprime verifikuese ne date 04.09.2015 ka marre vendim per mosfillimin e procedimit penal per kallezimin nr. 9776 viti 2015.
Kunder ketij vendimi ka bere ankim ne Gjykate ankuesi Drejtoria e Pergjithshem e Doganave Tirane ku ka kerkuar prishjen e ketij vendimi duke pretenduar se nga ana e Prokurorise nuk jane kryer te gjitha veprimet e nevojshme.
Vendimin Prokuroria e ka bazuar ne nenin 291 dhe 290 germa ‘ç’ te K.Pr.Penale.
Ne séance gjyqesore u more ne shqyrtim dhe u adminsitrua fashikullin e mosfillimit te procedimit penal per kallezimin penal nr.9776 viti 2015 nga ku rezulton:
Me date 04.08.2015 ne baze te nje plani operacional te miratuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, sherbime ne vartesi te kesaj strukture, ka ushtruar nje kontroll te befasishme, ne teritorin e hapur te qytetit te Kamezes, per evidentimin e personave qe tregetojnen duhan, mall ky qe konsiderohet si mall qe i nenshtrohen detyrimeve te akcizes.
Gjate kontrollit eshte kapur shtetasi Defi Veseli i cili kishte nxjerr per tregetuar, 6 pako me duhan te grire, ku secila prej tyre kishte nje sasi prej 500 grame.
Nga verifikimet ne vend duket qarte qe asnjehra nuk kishte pullen e vecante fiskale, fakt qe tregonte se person i siper permendura ishte shmangur pageses se ketij detyrimi tatimore. Per kete shkak eshte mbajtur process verbal per verifikimin e kundra vajtjes administrative. Per kete arsye nga ana e Drejotirse se Pergjithshme te Doganave eshte bere kallzim dhe eshte kerkuar te fillohet ndjekja penale per vepren penale’’ Kontrabanda me mallra qe paguhen akcize’’, parashikuar nga nnei 172 i K.Penal.
Veprimet e kryera nga shtetasi Devi Veseli nuk plotesojne kriteret ligjore per rregjistrimit te procedimit pranal dhe procedimine ndjekjes penale, pasi ato vetem permbejen vetem shkelje administrative.
Gjithashtu nga administrimi i fashikullit te mosfillimit te procedimit penal me nr 9776 viti 2015, provohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqesore Tirane ka kryer te gjitha veprimet e nevojshme verifikuese e proceduriale.
Nga provat e administruara ne séance gjyqesore rezulton se vendimi i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.
Gjykata arrin ne perfundimin se ankimi i bere nga ankuesi Drejtoria e Pergjithshme e Doganave Tirane duhet te rrezohet pasi eshte i pabazuar ne ligj dhe ne prova .
PER KETO ARSYE
Gjykata ne baze te nenit 384 dhe 329 te Kodit te Procedures Penale
V E N D O S I
1. Rrezimin e ankimit te bere nga Drejotria e Pergjithshme e Doganave.
2. Lenien ne fuqi te vendimit te mos fillim te procedimit penal me Nr. 9776 viti 2015, te Porkurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane.
3. Shpenzimet gjyqesore I ngarkohen pales ankuese.
4. Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykatene Apelit Tirane per 10 dite, nje dite pas shaplljes.
-U shpall sot ne Tirane me date 19.11.2015 .
SEKRETARE GJYQTAR
MAJLINDA NDREGJONI MARTIN DEDA












