Foto Ilustruese
Efektivët e policisë kufitare të Aeroportit të Rinasit kanë arrestuar një shtetas sirianë me dokumente dhe vizë false. Arrestimi nw flagrancw i tij u bw mbrëmjen e kaluar.
Burimet e policisë bëjnë të ditur se i ndaluari është shtetasi sirian, Muhammed Aldughll, 57 vjeç, lindur në Damask, Siri dhe banues në Lagja “Ruknudin”, me shtetësi siriane.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se. më datë 24. 11. 2015, ky shtetas ka ardhur për në Shqipëri si pasagjer i zakonshëm dhe ka udhëtuar me linjë ajrore ku si dokumente udhëtimi ka paraqitur një pasaportë të Guatemalës me foton e tij, por me gjeneralitete dhe datëlindje në emër të një shtetasi tjetër sirian me inicialet E. P.
Nga ekzaminimi paraprak në Laboratorin e Ekzaminimit të dokumenteve në Aeroportin e Rinasit dyshohet të jetë e falsifikur.
Më pas gjatë kontrollit në vijën e dytë i është gjetur në bagazhet e tij një kartë identiteti familjare dhe një kartë identiteti personale siriane me gjeneralitete Muhammed Aldughll i datëlindjes 12. 05. 1958 dhe një pasaporte turke me gjeneralitete Muhammed Aldughll i datëlindjes 12. 05. 1958 dhe në brendësi të pasaportës kishte një vizë angleze, e vlefshme nga data 07. 09. 2015 – 06. 12. 2015 e cila pas ekzaminimit të tyre dyshohet se pasaporta turke dhe viza angleze mund të jenë të falsifikuara.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit sirian Muhammed Aldughll.











