Procesi i dixhitalizmit te mediave audiovizive ishte ne fokus te nje konference ndërkombëtare, te zhvilluar ne Tirane.
Ne këtë simpozium te organizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ne Universitetin e Tiranës, me mbështetjen e AMA, rreth 40 studiues shqiptare dhe te huaj e përcaktuan këtë proces, si nje revolucion te industrisë televizive.
Folësit në konferencë ngritën cështje që lidhen me procesin si dhe dhanë shumë sugjerime që ndihmojnë operatorët televizivë të përballojnë me sukses ndryshimin thelbësor të transmetimit.
Konferenca është paraprirë nga intervista me te gjithë drejtuesit e televizioneve ne treg, anketime te gazetareve dhe te audiencës.











