Trotuari pranë Kryeministrisë “buron” ujë.
Në një kohë kur Tirana ka probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, në trotuarin pranë Kryeministrisë, përpara hotel “Rogner”, uji nuk resht së buruari.
Kjo situatë vijon prej më se dy ditësh. Uji rrjedh në sipërfaqen e këtij trotuari për shkak të dëmtimit të tubacioneve të rrjetit të Ujësjellësit.












