Këto janë disa nga fotot e publikuara në rrjetet sociale të djalit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan duke pozuar me krerë të Shtetit Islamik, të cilat kanë rritur edhe më tej debatin mbi rolin e Turqisë në lidhje me ISIS-in. Bilal Erdogan shihet në këto foto me drejtues të ISIS që bënë masakrën në Rojava dhe Homs.Kjo ka mjaftuar që mediat ruse të shtojnë akuzat e tyre ndaj Turqisë, për lidhje të saj me ISIS. Ndërkohë edhe në Samitin e G20-ës, Presidenti rus ka folur pa emra për vende që sipas tij po financojnë Shtetin Islamik.













