Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP ) Shkëlqim Ganaj është zënë me shpulla me komshiun e tij, sipas nje video te shperndare ne rrjetet sociale dhe publikuar me pas edhe nga media online.
Sipas burimeve mësohet se shkak për zënien mes zyrtarit të lartë dhe komshiut ka qënë fakti se fëmijët e dy palëve kishin bërë një sherr më herët.
Komshiu ka qenë i shoqëruar edhe me gruan e tij, por kjo nuk i ka bërë shumë përshtypje Ganajt.
Nuk dihet se cili do të ishte fundi i sherrit. Megjithatë nga fundi i videos shihet se Ganaj ka thirrur në ndihmë rojet e tij që nuk kishin ikur shumë larg.












