Foto Ilustruese
Një grua është sulmuar me një thikë në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 15:10, pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa sulmuesi ka qenë një grabitës i cili i ka marrë edhe çantën me gjithë lekët.
Mësohet se agresori i ka dalë përpara gruas duke i kërkuar lekët, duke e qëlluar atë me thikë në dorë. Pas kësaj i ka rrëmbyer çantën me lekët dhe është larguar.
Ndërsa polica është vënë në kërkim të identifikimit dhe prangosjes së grabitësit të dhunshëm, gruaja ka shkuar për ndihmën dhe mjekimin e duhur në spital.












