Shembja e dherave në Rrugën e Kombit
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin, kanë sjellë probleme në disa akse për shkak të rrëshqitjes së dherave. Në Rrugën e Kombit raportohet për rënie të gurëve në trasenë kryesore dhe rrëshqitje të dherave në aksin Kukës-Dukagjin.
Për këtë arsye, qarkullimi bëhet vetëm me një korsi. Pas marrjes së informacionit, fadromat janë nisur drejt vendngjarjes për pastrimin e rrugës. Kjo situatë vjen pasi ka përfunduar kontrata me firmën që mirëmbante këtë rrugë.
E njëjta situatë paraqitet edhe në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas. Për të njëjtën arsye, përfundimin e kontratës me firmën mirëmbajtëse, shembja e gurëve e dherave kanë krijuar problematikë, në qarkullimin e automjeteve në këtë aks.











