Një drejtor banke është rrëmbyer sëbashku me familjen e tij në një qytet francez në kufi me Belgjikën, Roubaix.
Nuk dihet ende numri i personave të marrë peng por mes tyre gjenden edhe fëmijë. Pengjet janë vendosur në afërsi të një karburanti.
Pengmarrësit kanë hapur zjarr ndaj policisë dhe mësohet se ka edhe të plagosur që po marrin ndihmë nga spitalet.
Deri tani nuk është verifikuar nëse bëhet fjalë për akt terrorist. Bashkia e qytetit ka deklaruar se eshte pengmarrje dhe jo akt terrorist. Policia po vijon perpjekjet per lirimin e tyre.











