Lumi i Tiranës
Një person i seksit mashkull, 55-vjeç është gjetur i mbytur sot në lumin e Tiranës, pranë zonës së Institutit.
Dyshohet se 55-vjeçari, ende i paidentifikuar, ka rënë aksidentalisht në lumin e Tiranës, dhe si pasojë është mbytur.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











