• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja pse nuk kishte mëshirë për avionin rus?

admin by admin
24 November, 2015
in Global Image
0
Ja pse nuk kishte mëshirë për avionin rus?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një avion ushtarak rus u rrëzua nga dy avionë luftarakë turq F-16, sepse shkeli hapësirën ajrore të Turqisë pavarësisht paralajmërimeve. Dr. Can Kasapoglu, bashkëpunëtor shkencor i EDAM në Stamboll nuk është i habitur.

Sa mund të thuhet se pritej që Turqia ta rrëzonte avionin?

Can Kasapoglu: Turqia e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend t’i ndryshojë rregullat e angazhimit e se nuk do të orientohet në kombësinë e atij që shkel hapësirën e saj ajrore. Para rreth një muaji, Turqia rrëzoi një dronë, një avion pa pilot rus. Autoritetet turke e kanë paralajmëruar Rusinë që të mos e shkelë hapësirën ajrore të Turqisë. Turqia ka treguar se rregullat e saj të angazhimit janë të forta dhe se nuk duhen testuar – as nga pala siriane dhe as nga ajo ruse.

Pse besoni që avioni ushtarak rus fluturoi mbi atë zonë?

Avionët rusë Shukoi 24 janë bombardues taktikë që fluturojnë ulët. Ato përdoren kryesisht në bombardime të rënda të terrenit. Kush bombardoi? Luftëtarët turkmenë të Ushtrisë Siriane, të cilët si turq etnikë veprojnë kundër regjimit sirian, me mbështetjen e Turqisë. Ne flasim për 5000 deri 9000 luftëtarë turqishtfolës. Ata u ndodhën nën goditje të rëndë të forcave të armatosura siriane, të cilët mbështeten prej kohësh nga rusët dhe iranianët. Turqinë kjo e mërziti. Në takimin e nivelit të lartë të G-20-ës në Antalya, Ankaraja dhe Uashingtoni diskutuan shanset e operacioneve të përbashkëta ajrore mbi Siri. Këto operacione nga ajri qenë menduar si mbështetje për njësitë anti-Assad në tokën siriane. Pra për Ushtrinë e Lirë Siriane dhe për forcat turkmene. Si kundërpërgjigje, sirianët, rusët dhe iranianët u sulën kundër turkmenevë, si “ndëshkim në vend të Turqisë”. Në parim, avioni luftarak rus e ka shkelur hapësirën ajrore turke. Një incident serioz. Ne nuk duam të shpresojmë, se do të krijohet edhe në hapësirën ajrore turke, në krahun jugor të NATO-s, një situatë si në rastin e shteteve baltike.

Për se e keni fjalën?

Shkelja e hapësirës ajrore të shteteve baltike nga Rusia ndërkohë është diçka e përditshme – ne nuk e duam një zhvillim të tillë në krahun jugor të NATO-s, që përfshin edhe hapësirën ajrore turke.

Rusët deklaruan se avioni i tyre ushtarak qe ndodhur mbi territorin sirian, kur e goditën. A u godit ai sipas dijenisë suaj mbi Turqi apo mbi Siri?

Turqit veprojnë në këtë mënyrë: kushdo që futet në hapësirën e 12 miljeve (20 km) para hapësirës ajrore turke paralajmërohet. Kur një avion i afrohet me pesë milje hapësirës ajrore turke, Turqia i bën gati për t’i ngritur avionët gjuajtës F-16 dhe jep paralajmërime të tjera. Goditet dhe rrëzohet çdo avion, që duke ardhur nga Siria shkel hapësirën ajrore turke. Në bazë të kësaj, po të kemi parasysh edhe mënyrën e mëparshme të veprimit të Rusisë, mund të themi se Sukhoi-24 e shkeli hapësirën ajrore turke.

Cilat do të jenë pasojat për marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë?

Nëse Rusia dëshiron ta përshkallëzojë situatën e sigurisë, do të kemi edhe shkelje të tjera të hapësirës ajrore. Atëherë do të kemi një përshkallëzim të qartë të situatës, jo vetëm midis Rusisë dhe Turqisë, por edhe midis Nato-s dhe Rusisë.

Pas atentateve terroriste në Paris, Rusia ngul këmbë për arritjen e një koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik. Çfarë do të thotë ky incident për këto plane?

Nëse Rusia dëshiron të jetë me të vërtetë pjesë e këtij koalicioni anti- IS, atëherë duhet të gjejë objektiva të tjera në tokën siriane. Që në fillim të operacioneve ruse, objektivi ishte më pak Shteti Islamik se sa opozita e moderuar siriane. Së dyti, në vend që të shkelë hapësirën ajrore të NATO-s, Rusia do të bënte mirë që të koordinohej më mirë me aktorët e tjerë të koalicionit anti-terror.dw

Previous Post

FOTO/Aleksandër Meksi vjen me dy libra, për tranzicionin, individë e personalitete

Next Post

Franca qetësohet, policia liron pengjet

admin

admin

Next Post
Franca qetësohet, policia liron pengjet

Franca qetësohet, policia liron pengjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.