• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ismail Kadare u kërkon shkrimtarëve spiunë të tërhiqen

admin by admin
24 November, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Ismail Kadare u kërkon shkrimtarëve spiunë të tërhiqen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ismail Kadare, në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Studio e Hapur” në News24, të moderatores Eni Vasili rrëfen për denoncimet, spiunimet dhe raportimet e shkrimtarëve. Ai thotë se spiunët nga rradhët e shkrimtarëve duhej të tërhiqen dhe të mos përfshihen në politikë

Eni Vasili: Zoti Kadare është botuar së fundmi një libër që përmban denoncimet dhe raportimet që shkrimtarët i kanë bërë njëri- tjetrit në kohën e diktaturës. Libri titullohet në fakt “Kadare i denoncuar” edhe pse përmban dokumenta për një pjesë të mirë të shkrimtarëve të kohës, pasi ju rezultoni shkrimtari më i denoncuar nga ish-kolegët. Së pari çfarë mendoni për këtë botim dhe si ndjeheni ndaj këtyre raportimeve që lexoni tani?

Ismail Kadare: Ky botim i Zotit Kaloçi është shumë i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm. Unë kam vite dhe jo vetëm unë por edhe të tjerë që kërkojmë të zbulohet e vërteta e arkivave të fshehta. Çdo diktaturë kur bie, në prag të rënies sidomos, ka një merak të madh, një hall të madh, të fshehë krimet. Ky është një obsesion, fiksim i saj, të fshehë krimet për të mos lënë gjurmë. Edhe Hitleri që ishte arroganti më i madh në histori ishte shumë i kujdesshëm të mos linte gjurmë të shkruara në emrin e tij, për urdhra, për krime. Dhe atëherë, një demokraci kur vjen mendimi i saj i parë duhet të jetë e kundërta, ti hapë sa më shpejt arkivat, të zbulojë krimet që kjo diktaturë kishte ankthin kryesor për ti fshehur. Kjo ka vonuar në Shqipëri për fat të keq. Mendimi është i njohur, të gjithë e thonë dhe nuk bëhet pothuaj asgjë ende, ndaj ky libër mund të merret si nismëtar i një procesi, është ende i paplotë, por aq sa është, sepse ka ende një pjesë të madhe të pazbuluar, kjo është i një rëndësie të klasit të parë.

Eni Vasili: Si ka qenë letërsia shqipe në këtë kuptim ?

Ismail Kadare: Shpesh bëhet ky gjykim bardh e zi, realizëm socialist, komunizëm s’ka asnjë vlerë, ka vdekur. Nuk është e drejtë, nuk është kështu. Dhe ky libër në radhë të parë tregon një ankth, një pagjumësi të ndërsjellë mes regjimit dhe letërsisë. I gjithi është libër denoncimesh, raportesh të fshehta, përgjimesh. Pra diktatura rrinte pa gjumë për shkak të një pjese të shkrimtarëve, dhe një pjesë e shkrimtarëve rrinin pa gjumë për shkak të diktaturës.

Eni Vasili: Për këtë situatë të shëmtuar raportimesh, denoncimesh të kolegëve, miqve me njëri-tjetrin, kush ishte katalizatori, ideologjia e regjimi apo zelli i këtyre shkrimtarëve?

Ismail Kadare: Mendoj se janë të dyja bashke .Një pjesë është shteti me të gjithë mekanizmat e tij, ç’ka ky libër e tregon fare mirë një pjesë të tyre, nga më të lartat, një pjesë e dokumenteve po ta shikoni është të njoftohet shoku Enver, përgjigjja u pa nga Shoku Enver, më shumë se gjysma janë parë nga Enver Hoxha vetë, pra nuk janë kaq të pafajshme si të thuash ishin ca organizma që i bënin, jo i bënte thelbi,kreu i regjimit komunist, kupola i drejtonte i bënte dhe i kërkonte, më në krye atë të famëkeqin Institutin e Marksizëm -Leninizmit që drejtohej nga gruaja e Enver Hoxhës. Disa shkrimtarë i bënin të rënë në grackë, të rekrutuar që në rini ose më vonë për detyrë, të tjerët, dhe këtu është specifika e letërsisë që mediokriteti bëhet aleat i çdo diktaturë në letërsi, për shkak të një arsyeje tepër banale, vulgare madje duket e padenjë ta përmendim midis nesh, për shkak të smirës njerëzore. Tek artistët jo vetëm tek shkrimtarët, tek muzikantët, piktorët, valltaret, këngëtaret, është shumë e zhvilluar smira për fat të keq në shumë sfera të jetës. Dhe kështu që ekzistonin të dyja, ata që e kishin për detyrë dhe ata që ishin të zellshëm. Fatkeqësia e mos hapjes së dosjeve është se të zellshmit që erdhën nga diktatura vazhdojnë të jenë të zellshëm për keq ende tani. Këta janë shumë të motivuar, e ndjejnë vetën se nuk po pësojnë asgjë, kanë një solidaritet të sëmurë me njeri tjetrin.

Eni Vasili: Në fakt a është normale që këta shkrimtarë që quheshin si elita e kombit të vijojnë të jetojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur ku realitet nuk ka ekzistuar?

Ismail Kadare: E para njëherë këta nuk janë elitë e kombit.

Eni Vasili: Quheshin të tillë.

Ismail Kadare:Po quheshin, ju dukej se ishin. Nuk është normale. Letërsia ka një moral të sajin, që ka një vijë të kuqe që nuk kapërcehet. Shkrimtarit i falen veprat e dobëta, veprat edhe të papërgjegjshme, ka qenë i ngushtë në atë kohë, aq kuptonte, aq dinte, por nuk i falet akti çnjerëzor i denoncimit, me fjalë vulgare i spiunimit. Këtu nuk ka më asnjë justifikim, nuk ka. Prandaj të tillë shkrimtarësh dhe për fat nuk janë të shumtë, se ndonjëherë kujtohet se gjynah po na venë dëm shkrimtarët, po tu dalin emrat. Jo, të jeni të sigurt shkrimtarët denoncues, spiunë, janë pjesa e më e rëndomtë, mediokër. Rrallë ,nuk gjen kush shkrimtarë të vërtetë, të shquar, serioz, me peshë që të bëjnë kështu poshtërsish. Është një teori komuniste e shpikur nga Lenini i cili i urrente shkrimtarët e shquar veçanërisht, pavarësisht aureolës që ka ai në të majtën botërore sot, shquhej për urrejtjen ndaj shkrimtarëve, doktrina ishte kjo që shkrimtarët e shquar janë njerëz të liq. Kjo i vinte me shumë leverdi regjimit në Shqipëri dhe u përhap shumë, në mënyrë që të përballohej fama, njohja e shkrimtarëve më të mirë, se ata janë gjithmonë rreziku. Karakteristike e letërsisë është që historia e saj është historia e majave, nuk ka asnjë sferë tjetër në shoqëri ku historinë ta bëjnë pjesët me pozitive më të larta të një fenomeni, përveç letërsisë dhe arteve. Letërsia vetëm më majat e saj i ushqen të gjithë.

Eni Vasili: Në fakt ky libër pavarësisht se mban emrin tuaj, flet për denoncimet e të gjithë shkrimtarëve?

Ismail Kadare:Po pavarësisht se ka emrin tim, është për të gjithë, aty ka qindra emra.

Eni Vasili: Por ju jeni ndër më të denoncuarit?

Ismail Kadare:Po jam.

Eni Vasili: Ju si ndjeheni për këtë fakt?

Ismail Kadare: Unë e dija. Çdo shkrimtar jo vetëm ai që përgjohet e ndjen, e di, e kupton. Intuita e tij ia jep këtë sinjal që ti përgjohesh. Është normale, nuk është ndonjë tmerr i madh siç e bëjnë. Ti mësohesh me këtë gjë, ti vaksinohesh. Kur më tha në një rast një shkrimtar i ri, Bashkim Shehu, biri i kryeministrit të kohës, ishte djalë shumë i mirë, dhe e ndjeu për detyrë të më thoshte në `80, që Ismail ki një çikë kujdes se im atë dhe jo vetëm ai, kanë një mendim se ti mund te jesh dhe pak si agjent i borgjezisë. Ishte një akuzë shumë e madhe. Mirëpo kjo akuzë e kam thënë edhe herë tjetër më bëri mirë nga njëra anë, se pasi kaluan javët e para, pasi sigurisht më paralizoi në një farë mënyre, por ama thashë: mirë unë po jetokam dhe me këtë akuzë kaq të madhe se ishin dhe të tjerat, jo ka ndikime dekadente, jo modernizmat, dhe ta thotë djali i kryeministrit. Ishte guximi I tij që e ka deklaruar hapur këtë gjë më vonë.

Eni Vasili: Çfarë mendoni për këto emra që kanë dalë si kolegë të denoncuar? Çfarë duhet të bëjnë sot ata?

Ismail Kadare: Pyetje shumë e mirë, këta duhet të tërhiqen. Në gjithë këtë diskurs nuk është punë revanshi por këta duhet të tërhiqeshin prej kohësh, të mos guxojnë më të fusin hundët në letërsi më thënë të drejtën. Kur ke futur shokët në burg, nuk ke të drejtë më të fusësh hundët në letërsi, do tërhiqesh. Jo, këta na dalin ,bëjnë letra të hapura, dalin në shtyp me deklarata dhe janë po aq të liq sa më parë. Dhe është e çuditshme sepse kanë një solidaritet të sëmurë me njëri-tjetrin, mbrojnë njëri-tjetrin. Ish shefat e tyre i dërgojnë sinjale herë pas herë : shiko se po flet kështu , por ti di unë tre letra, pesë denoncime. Kjo është mos hapja e arkivave. Këta duhet të mënjanoheshin dhe nuk humbet asgjë letërsia shqipe. Pra mos po na humbin, po na shkojnë dëm ca gjenijë, jo jo të jeni të sigurt nuk ka as gjeni as talente, asgjë, janë një pjesë e parëndësishme. Këta vetëm ngatërrojnë punë dhe asgjë tjetër. Vetëm krijojnë një ligështim moral të përgjithshëm . Këta duhet të tërhiqen vetë.

Previous Post

NË FRANCË SËRISH/Pengmarrje në një qytet të vogël, Roubaix

Next Post

FOTO/ A e keni parë motrën e Rita Orës

admin

admin

Next Post
FOTO/ A e keni parë motrën e Rita Orës

FOTO/ A e keni parë motrën e Rita Orës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.