Policia ka gjetur se një grua ka mashtruar sot policinë lidhur me një grabitje me dhunë që ajo raportoi sot paradite.
“Lidhur me njoftimin e bërë në Sallën Operative të shtetases me iniciale J.F, 29 vjeç, banuese në Tiranë, se në rrugë, përpara Bankës së Shqipërisë i kanë marrë nga çanta nën kërcënimin e një arme të ftohte (thikë) në të cilën kishte një sasi prej 3 milion lekë të reja,ju sqarojmë se:
Policia nisi hetimet e menjëhershme për verifikimin e rastit si dhe zbardhjen e tij.
Nga puna e bëre rezulton se kjo shtetase ka bërë deklarim të rremë në Polici pasi i kishte premtuar të atit se do merrte një kredi për ta ndihmuar në shlyerjen e një borxhi që ai kishte.
Në momentin që prindërit vijnë për ta takuar dhe marrë lekët e premtuara nga e bija, ajo nuk i posedonte ato lekë dhe në tension e sipër perpara se të takohej me prinderit, me një thikë është vetë gërvishur duke sajuar grabitjen”, njofton policia.
Policia ka sekuestruar thikën që ka përdorur shtetasja J.F











