Ish-kryeministri Aleksandër Meksi sapo ka nxjerrë dy libra të rinj, që mbajnë autorësinë e tij. Daljen e dy vëllimeve “Rrugë e vështirë”, ku në të parin pasqyron “shkrime dhe intervista” dhe në të dytin flet “për njerëz dhe libra”, ai e ka lajmëruar vetë në rrjetet sociale.
“Sapo kane dalë nga shtypi dy vëllime të miat mbi politikën e periudhës së tranzicionit, problemet më të rëndësishme të shoqërisë sonë që mbeten ende aktuale.
Gjithashtu në vëllimin e dytë do të gjeni shkrime mbi njerëz dhe libra, për individë dhe personalitete, puna e të cilëve ka qenë gur themeli për shkencën dhe artin shqiptar por që u denigruan për qëndrimet e tyre atdhetare dhe antikomuniste”, shkruna Meksi në “Facebook”, ndërsa publikon edhe kopertinat e dy librave të tij.











