Pas vizitës në QSUT, deputetja Albina Deda dhe Roland Keta u shprehën për mediat se ndërprerja e ujit është një skandal i paprecedent i shkaktuar jo nga natyra, por nga papërgjegjshmëria e kryetarit të bashkisë dhe ministrit të shëndetësisë, duke krijuar panik e përkeqësim të gjendjes tek pacientët dhe tek stafi mjeksor në QSUT.
“Ministri është i angazhuar në babëzinë e abuzimit të tenderave shumë milonëshe dhe nuk ndërhyn për të siguruar shërbimet më qënësore. Uji ka ardhur pas 24 orësh mungese por nuk është vertetuar nëse është i pastër dhe i shfrytëzueshëm për spitalet”, tha Deda.
“Tirana pa ujë prej tre ditesh nuk tolerohet si fakt por mosfurnizimi i spitaleve është akt çnjerëzor, një katastrofe me shkaktar jo natyren siç mundohet ta paraqesë beqaj dhe veliaj, por hallkat e sistemit që nuk funksionojnë, shto këtu papërgjegjshmerinë e kryeministrit, ministrit të shendetesisë dhe kryetarit të bashkise”, tha deputetja Deda.
Ndërsa dy deputetë të tjerë të PD, Myqerem Tafaj dhe Jorida Tabaku vizituan sot familjet e komunitetit rom pranë bregut të Lumit në Njësinë nr 4, që kanë përjetuar një situatë dramatike nga përmbytjet dy ditë më parë. Deputetët apeluan për ndihmë ndaj këtyre banorëve pasi kanë humbur shumë nga vërshimi i ujit, jetojnë në kushte të vështira ekonomike, pa energji, pa ushqime dhe në nevojë urgjente për strehim.












