• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhamia e madhe – Fortesa e salafistëve në Bruksel

admin by admin
23 November, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Xhamia e madhe – Fortesa e salafistëve në Bruksel
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në foto,
xhamia e madhe në periferi të parkut Cinquantenaire

Xhamia më e madhe e Brukselit financohet nga Arabia Saudite, një regjim salafist. Drejtuesit e xhamisë distancohen me fjalë nga terrori, por raportimet në media ofrojnë një imazh tjetër të kësaj xhamie.

Duam t’i dërgojmë një mesazh të fuqishëm komunitetit belg, thotë Mohamed Ndiyae, një nga imamët e Qendrës Kulturore dhe Islamike në Bruksel. “Shprehim hidhërimin tonë të thellë për atentatet e Parisit. Mendimet tona janë tek francezët dhe familjet e viktimave.” Xhamia më e madhe e Brukselit, një Qendër Islamike ndodhet në periferi të parkut Cinquantenaire në zemër të institucioneve të BE-së. Ndërkohë që besimtarët hyjnë për faljen e së premtes, drejtuesit e xhamisë kanë ftuar gazetarët në një konferencë shtypi. Qëllimi i krerëve të xhamisë: të veprohet kundër imazhit si strehë e salafistëve belgë, që kontribuon për radikalizimin e myslimanëve.

Dialog në arabisht

Ndiaye rendit aktivitetet e qendrës, krahas faljeve, ka kurse në gjuhën arabe, takime me përfaqësues të BE-së dhe qytetarë belgë, shkollim për imamët, mësim korani për 700 fëmijë e shumë të tjera. Imami ofron në gjuhën frënge, që ai e flet në mënyrë perfekte, imazhin e një qendre të integruar që kontribuon për mirëkuptimin. Kryeimami Abdelhadi Sevif thotë se islami është një fe e paqes dhe mirësisë dhe nuk ka të bëjë me akte terroriste si në Paris.

Pyetjeve pse xhamia e tij me këtë pozicion kaq të privilegjuar nuk ka ushtruar influencë ndaj predikuesve të urrejtjes në Molenbeek, drejtori i qendrës Jamal Momenah nuk iu përgjigjet drejtpërdrejt. Secili është vete përgjegjës, thotë ai. Pyetjes tjetër nëse në xhami mund të komunikohet në gjuhën e vendit, Momenah i përgjigjet se gjithçka përkthehet. Këmbëngulja për gjuhën arabe nuk nxit shoqëritë paralele, thotë ai.

Pakti i Belgjikës me mbretin saudit

Kundër këtij prezantimi pozitiv të bërë nga imamët e xhamisë, qëndrojnë raportimet në media. “Xhamia e madhe në Cinquantenaire është bërë prej 30 vitesh një strehë aktive e salafizimit, që krijon terrenin për rrjete të tilla”, shkruan gazeta franceze “Liberation”, pak ditë para sulmeve të Parisit. Eskperti për islamin, Michael Privot nga Rrjeti Europian kundër Racizmit thotë se “autoritetet belge kanë luajtur me zjarrin prej 30 vitesh.” Xhamia e madhe e Brukselit financohet nga Liga Botërore Islamike, por fondet vijnë nga Arabia Saudite. Historia e kësaj xhamie nis në vitin 1967, kur arkat e shtetit belg ishin bosh dhe vendi kërkonte mundësi për blerjen e naftës me çmim të lirë.

xhamia e brukselit 1

Wikileaks publikon Dokumente mbi drejtorin e xhamisë

Mbreti i atëhershëm Baoudouin bëri një marrëveshje me monarkun saudit, Faisal Ibn Abd al-Aziz-al-Saud: Në këmbim të naftës me çmim të lirë ai ia dha me qira për 99 vjet një pavijonin oriental të mbetur nga Ekspozita botërore në parkun Cinquantenaire. Në të njëjtën kohë ai ua dorëzoi miqve sauditë shkollimin e imamëve për predikimin e fesë për numrin në rritje të emigrantëve nga Afrika dhe vendet e Magrebit. Një hapje dere për mbretërinë saudite të përhapte mesazhin e salafizmit.

Skandal për drejtorin

Verën e kaluar wikileaks nxorri në dritë një anë të errët të xhamisë duke iu kundërvënë deklaratave zyrtare të krerëve të xhamisë për angazhimin për paqen dhe mirëkuptimin mes popujve. Ambasadorit saudit në Bruksel i ishte bërë e ditur në prill 2012 se qeveria belge ka probleme me drejtorin Khalid Alabri- “Predikimet e tij ishin salafiste, kundër Izraelit, dhe antiperëndimore.” Parimi kryesor ishte nxjerrja në krye e salafizmit para gjithë të tjerëve”, raporton një dëshmitar për televizionin belg, RTBF. Në heshtje Alabri u largua.

Eksperti dhe gazetari belg për terrorizmin, Claude Moniquet mendon se qëndrimi mjaft liberal ndaj lirisë së mendimit në Belgjikë, e ka bërë shtetin belg të tolerojë përhapjen e ideve ekstremiste për dekada me radhë. Politika donte paqen sociale dhe aspak konflikte me emigrantët. Tani do të jetë shumë e vështirë kthimi i timonit në drejtimin tjetër për të fituar vitet e humbura në luftën kundër botëkuptimeve radikale islamiste.dw

Previous Post

FIER/Vrasja e biznesmenit, arrestohet Skënder Krasniqi

Next Post

FOTO HUMOR/ “Alarm për bombë” në QSUT, të sëmurët braktisin pavijonet

admin

admin

Next Post
FOTO HUMOR/ “Alarm për bombë” në QSUT, të sëmurët braktisin pavijonet

FOTO HUMOR/ "Alarm për bombë" në QSUT, të sëmurët braktisin pavijonet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.