Reshjet e shiut kanë përmbytur sërish lagje të tëra në Tiranë ndërkohë që janë shkaktuar probleme edhe në shumë zona të tjera të vendit.
Rrugët e pjesës perëndimore të Tiranës pothuajse janë të pakalueshme për këmbësorët, vecanërisht në pjesën e Don Boskos.
Në zona të tjera të vendit ka pasur po ashtu përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Për shkak të erës së fortë është pezulluar lundrimi për mjetet e peshkimit në Vlorë.
Në Durrës, 3 tragete nuk janë ankoruar. Njëri prej tyre vijon në këtë situatë që prej 24 orësh. Dy tragete që nieshin prej Barit filluan lundrimin me 7 orë vonesë. Ato janë nisur vetëm sot në mëngjes.
Edhe në Vlorë trageti i linjës Vlorë-Brindizi u nis me vonesë.
Dallgët ne det arrijnë deri në 4-5 ballë.












