Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ga avaritë te Tensioni i Lartë janë prekur këto zona:
Nënstacioni (Nst) Vukpalaj është dëmtuar Transformatori i fuqisë 35/10 kv me fuqi 1.8 mva. Zona pa enegji: Kelmend/Vukpalaj.
Linja 35 kV, L 30-55/2 e stakuar me defekt. Zonat pa enegji: Bashkia Shkodër, lagjet Kiras, Boric, Gruemirë/Koplik, Dobrac/Shkodër.
N/St Mifol është jashtë pune si pasoje e riparimit të thikes 35 kV të linjes TEC Fier – Kafaraj
Nga avaritë në Tensionin e Mesëm, janë prekur këto zona:
Tirana
Ka me defekt 4 fidra si pasojë e erës së fortë me furtunë gjate nates dhe ne vazhdim. Zonat e mbetura pa energji: Sauk, Shupal, Gërdec
Durrësi
Ka në avari 13 fidra dhe zonat pa energji elektrike janë: Borizan, Thuman, Derven , Sukth, Gjiri i Lalzit/Shijak; Spitallë, ish-Kënete, Xhafzotaj, Shkembi i Kavajës/Durrës
Shkodra
Ka në avari 9 fidra dhe zonat e mbetura pa energji jane: Plazh Velipojë, Vrakë/Koplik, Rrape, Luf, Iballë/Pukë, Plazh Velipoje, Kuç, Vau Dejës/Shkodër, Shenkoll Tale/Lezhë
Burrel
Drejtoria Rajonale Burrel ka ne avari 4 fidra perkatesisht, me problemetike difekt si pasoje e eres se forte gjate nates e ne vazhdim. Zonat e mbetura pa energji jane qytet Zenisht/Burrel , Rubik/Reshen dhe Skuraj/Lac ,me numer abonenteve te mbetur pa energji 2254 ne total.
Kukës
Ka në avari 7 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Geghysen, Ragam, Tropojë e Vjeter, Pac, Bujan/B.Curri, Fajzë, Spitali Krumë/Krumë, Shishtavec Mamëz, Shemri, Shtiqën/Kukes, Fajzë/Krumë
Fier
Ka në avari 5 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Amonicë, Gorisht /Vlorë, Portëz/Fier, Divjakë/Lushnje
Gjirokastër
Ka në avari 3 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Petran, Maleshove/Përmet, Qesarat/Tepelene.
Sipas njoftimit të OSHEE, në 10 Drejtoritë Rajonale dhe ne terren po punon një personel prej 1200 punonjësish për riparimin e defekteve, të ndara në 16 grupe për ndjekjen e regjimit të punes dhe 20 inxhinierë të sigurisë në punë.
Po ashtu ajo njofton se të gjitha Hidrovorët janë në punë dhe nuk ka ndërprerje energjie për spitalet.











