Kryeministri Edi Rama qetësoi sot qytetarët e vendit duke njoftuar se terroristët nuk kanë ndonjë plan ‘adhoc’ për Shqipërinë. Ai deklaroi se nuk ka asnjë sinjal që e bën Shqipërinë më të rrezikuar se sa të tjerët. Kryeministri ftoi qytetarët që të bëjnë jetë normale dhe të largohen prej frikës.
Prej tri ditëhs Shqipëria është përfshirë nga frika e ndonjë kati terrorist. Ka pasur ndërkaq edhe për alarme për bombë në qendra tregtare ndërkohë që lajme të tjera kanë qarkulluar lidhur me sulme kamikaze.
Policia ka arrestuar një numër personash që dyshohen se kanë lidhje me aktet terroriste të mundshme.
Ndërkohë Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka mbledhur nje ditë më parë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.











