“Unë jam mysliman. Jam etiketuar si terrorist. Kam besim tek ju. Ju më besoni mua? Më jepni një përqafim”.
Këto janë mesazhet e e Mustafa Mawla, i cili me sy të mbyllur dhe me krahë të hapur qëndron anës një rrugë në Toronto, ndërsa një kamerë e vendosur par metra më larg filmon.
I riu mysliman është pjesë e projektit “Blind Trust Project”, një eksperiment social për të thyer barrierat dhe të eliminojë frikën dhe mosbesimin ndaj myslimanëve dhe Isalmit në Kanada, transmeton shekulli.
Projekti është ideuar nga 24-vjeçari mysliman Assma Galuta, i cili është pjesë e grupit të xhiruesve.
Në një prononcim për “Huffington Post”, djaloshi në rrugë tha se kishte mbuluar sytë për të krijuar besim të plotë te kalimtarët.
Dhjetëra kalimtarë të të gjithë moshave, gjinive dhe ngjyrave u ndalën dhe përqafuan djaloshin.











