Sipas një studimi që kishte qëllim zbulimin e joshjet seksuale “në takimin e parë”, nga të anketuarit është kërkuar që të thonë se cila ishte përshtypja e tyre e parë, personi në fotografi a është atraktiv apo jo.
Në këtë anketë kanë marrë pjesë 1.000 persona, të cilët kanë vlerësuar joshjen e personave të gjinisë së kundërt nëpërmjet qindra fotografish, që kanë shfaqur situata të shumëllojshme, nga lumturia deri te krenaria dhe arroganca. Rezultatet kanë treguar dallim të madh midis gjinive: femrat i dorëzohen arrogancës, ndërkaq meshkujt buzëqeshjes, transmeton Telegrafi.
Për femrat më atraktivë janë tipat krenarë, të cilët kanë shprehje arrogante në fytyrë, sepse kjo u dërgon porosi mbi statusin e lakmueshëm në shoqëri dhe të partnerëve dhe baballarëve potencialisht të mirë.

Meshkujt të cilët buzëqeshin lënë përshtypjen e autsajderit, sikur në njëfarë mënyre pranojnë që nuk janë dominues, ndërkaq tipat e tillë femrat nuk i duan, thotë psikologia dr. Jessica Tracy, drejtuese e ekipit dhe shton që meshkujt joshen nga vajzat me buzëqeshje të plotë.












