Foto Ilustruese
Trageti i linjës Bari – Durrës “Brigde” i cili ka mbërritur rreth orës 07:30 minuta në port, është ankoruar në kalatë me rreth 40 minuta vonesë.
Shkak për këtë situatë mendohet të jetë bërë vendosja e një tjetër anije në vendin në të cilën do të ankorohej.
Shoqëruar edhe nga deti i dallgëzuar forca e të cilit shkon deri në 6 ballë, ka detyruar kapitenin e tragetit të kryejë manovra në basen për rreth 30 minuta.
Kanë qenë rimorkiatorët e pilotët e portit të cilët e kanë ndihmuar të ankorohet, çka ka sjellë zbritjen me vonesë të pasagjerëve.
I kontaktuar me telefon nga ABC News, kapiteni i portit të Durrësit Petraq Tatazi sqaron se kjo situatë në port nuk ka ardhur si pasoje e bllokimit te kalatës nga anije te tjera, por është krijuar për shkak të kohës së keqe dhe se trageti “Bridge” është ankoruar i pari në pozicion e planifikuar.
Pavarësisht justifikimit me motin e paqëndrueshëm nga ana e kapitanerisë, mos-ankorimi i trageteve në portin e Durrësit nuk vjen vetëm nga kushtet e motit, por për faktin se porti është kthyer në një “parking” tragetesh nga Greqia për të shmangur pagesat e ndryshme me anë të korrupsionit me autoritetet portuale.
Trageti “Rigeli I”, ka dy muaj që ka zaptuar kalatën e trageteve duke ulur ndjeshëm jo vetëm mundësitë e përpunimit në port, por duke penguar edhe ankorimin e anijeve te tjera.
Ndërkaq, si pasoje e dallgëve dhe erës së forte probleme kanë pasur edhe dy tragete të tjera të linjës Bari-Durrës, duke u ankoruar me disa orë vonesë nga orari i planifikuar.
(“ABC News”)











