Një ditë pas dhunës së ushtruar ndaj kreut të PD-së në Sarandë, Hariza Mema, policia lokale ka bërë të ditur se ka identifikuar dy vëllezër si autorë të mundshëm, ndërsa ka prangosur njërin dhe ka shpallur në kërkim tjetri. Por megjithëse policia jep dy erma, ende nuk jep një motiv për këtë sulm.
Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se është arrestuar një 20-vjeçar, i identifikuar si Fergen Manaj. Gjithashtu, policia thotë se në kërkim është edhe vëllai i tij, Jani Manaj, si të dyshuar për dhunën ndaj kreu të PD-së së Sarandës.
Ngjarja ndodhi në ditë më parë në bulevardin kryesor të qytetit. Rreth orës 19.00 të mbrëmjes së premte, në çastin kur Mema i shoqëruar edhe nga vajza e tij e vogël, dhe nga një anëtari të PD kishin dalë nga shtëpia, dy vëllezërit Manaj i janë afruar kreut të PD-së nga pas dhe e kanë goditur me grushte dhe doreza hekuri.
Pasi Mema ra përtokë, ata janë larguar me shpejtësi. Mema u transportua në Urgjencën “Stefan Mekshi” të Sarandës.











