Kreu i PD së Sarandë, Hariz Mema, i cili u dhunua fizikisht me sende të forta një ditë më parë në bulevardin kryesor të qytetit, flet pas ngjarjes.
Mema thotë se nuk ka probleme me askënd dhe i kërkon policisë të zbardhë ngjarjen.
Po ashtu ai tregon se në momentin e sulmit, ishte i shoqëruar nga vajza e tij e vogël si dhe një anëtar i PD-së dhe po lëviznin përgjatë rrugës kur është sulmuar nga dy persona, të cilët e kanë goditur atë me doreza dhe më pas me shkelma dhe grushte.
PD e cilësoi goditjen e tij një sulm banditesk dhe kërkoi vënien e autorëve para drejtësisë.











