Është arrestuar ish-Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Mallakastër, Pëllumb Isufaj, 52 vjeç, banues në lagjen “5-Shkurti”. Ndalimi i tij u bë nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Pëllumb Isufaj, dyshohet se në vitin 2012 ka shpronësuar zonë pyjore në kundërshtim me ligjin. Gjykata e Apelit Vlorë me vendim Nr.58, datë 10.02.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.











