• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LISTA/ “Ujqërit” e Tiranës – Kujdes nga investimet në bursa dhe skemat e palicencuara financiare!

admin by admin
21 November, 2015
in Ekonomia
0
LISTA/ “Ujqërit” e Tiranës – Kujdes nga investimet në bursa dhe skemat e palicencuara financiare!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me dhjetëra skema me leje dhe pa leje kanë nisur të grumbullojnë kursimet e shqiptarëve për t’i investuar në bursat jashtë vendit. Institucionet mbikëqyrëse të tregut, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare janë zënë në befasi. A janë gati qytetarët për të investuar në bursa ndërkombëtare dhe për të përballuar rrezikun? Punonjësit brenda këtyre skemave pohojnë se klientët nuk i perceptojnë humbjet dhe nuk njohin rreziqet. Ja skemat e licencuara dhe ato pa licenca…
 
Tani kur interesi real i depozitave në banka është në vlera negative, individët gjithnjë e më shumë po joshen nga forma të reja investimesh jo shumë të sigurta.
Shumë biznese dhe qytetarë po shohin bursat matanë vendit, si një mundësi për të shtuar vlerat e kursimeve të tyre, teksa pesimizmi për zhvillimet ekonomike në vend i ka larguar ata nga konsumi dhe investimet, duke nxitur edhe më tej prirjet për kursim.
Kompanitë që ndërmjetësojnë investimet në bursa dy vitet e fundit janë shtuar shumë. Duke ofruar produkte krejt të panjohura për shqiptarët me kulturë financiare që lë për të dëshiruar, shoqëritë e brokerimit me leje dhe pa leje me një treg ende të pazyrtarizuar dhe të parregulluar po ofrojnë në merimangën e tyre të marketingut qindra qytetarë, të cilët nuk janë të qartë ku po investojnë kursimet e tyre.
Të shumtë janë ata që gjatë këtij viti kanë marrë më shumë se një telefonatë ku ftohen të investojnë para në bursë.
“Nëse investon 2000 euro nëpërmjet nesh kjo shumë mund të shumëfishohet shumë shpejt”. Operatorët janë shumë këmbëngulës përtej telefonit,nganjëherë dhe dhunues të privatësisë deri në limit, po çojnë shqiptarët drejt një tregu jo shumë të njohur dhe të rrezikshëm për momentin.
Kjo tendencë për të kanalizuar kursimet në forma të reja investimi vjen në një moment të papërshtatshëm, pasi tregu ndërkombëtar i kapitaleve është ndërlikuar nga ulja e çmimeve dhe paraqet më shumë risk se sa fitim.
Duke e parë investimin në bursë vetëm si fitim dhe jo si risk, shumë individë janë përfshirë në skemat e reja të ndërmjetësimit pa qenë të ndërgjegjshëm për atë që i pret.
Institucionet financiare në vend, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të autorizuar me ligj për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregut financiar janë në dijeni të fenomenit. Madje jo zyrtarisht pohojnë se, këto skema janë të rrezikshme dhe duhen frenuar. Në mos duhen frenuar, më së shumti duhen licencuar, kontrolluar dhe mbikëqyrur.
Shoqëritë e brokerimit që po ndërmjetësojnë investimin e depozitave të shqiptarëve në bursa janë shtuar shumë, por vetëm tre të tilla kanë leje, Aksioner Insternational Securites Brokerage sha., Stock International Albania dhe Platinium Investment që ka marrë licencë si institucion financiar jo bankë nga Banka e Shqipërisë dhe dy të parat kanë marrë leje nga AMF, si shoqëri brokerimi në tituj për blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit në tregun e licencuar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Por ndërsa vetëm tri kompani janë të licencuara, dhjetëra të tjera e kryejnë këtë shërbim pa asnjë autorizim të autoriteteve shqiptare. Risku i investimit në këto lloj skemash është 100% dhe për humbjen askush nuk mban përgjegjësi.
Këto forma investimi në botën e zhvilluar janë shumë të njohura, por tregjet e tyre të kapitaleve janë të zhvilluara, të mbikëqyrura dhe të rregulluara.

Rreziku
Ndërsa vetëm tri kompani janë të licencuara, dhjetëra të tjera e kryejnë këtë shërbim pa asnjë autorizim të autoriteteve shqiptare. Risku i investimit në këto lloj skemash është 100 % dhe për humbjen askush nuk mban përgjegjësi.

Gjuetia e klientëve
Kompanitë e brokerimit po i krijojnë klientët e tyre në dy forma. E para, nëpërmjet promocioneve individuale nga telefoni ose nga kontakte me njerëz të njohur, për të cilët kanë informacione për të ardhurat e tyre. Forma e dytë për krijimin e klientëve është një marketing agresiv, kompanitë e kanë bërë hapur në media, edhe pse nuk ka leje të posaçme në Shqipëri për ushtrimin e aktivitetit. Operatorët e Stock.com (kompania ka licencë nga AMF) kanë targetuar një grup klientësh, mjekë, juristë dhe ekonomistë ndaj të cilëve bëjnë telefonata të paautorizuara, duke u kërkuar se nëse kanë fonde të lira deri në 2000 euro mund t’i investojë me ndihmën e Stoc në bursa dhe prej tyre mund të marrin fitime të shpejta dhe të larta. Në bisedat e përditshme shumë njerëz pohojnë të jenë shqetësuar nga telefonatat e shpeshta të operatorëve ku u prezantojnë superfitime. Nga burimet brenda kompanive mësohet se shqiptarët janë duke e parë me skepticizëm këtë formë investimi dhe nuk është se janë afruar shumë. Por ata që zgjedhin të investojnë në këtë formë luajnë me shuma të mëdha që i kalojnë të 200 mijë eurot dhe nuk e marrin parasysh rrezikun se humbja peshon njësoj me fitoren.
Pasi ke vendosur të investosh në këtë formë dhe ke ngurtësuar para në bankë për llogari të kompanisë që bën ndërmjetësimin, loja këtu fillon. Kompania ndërmjetësuese të ofron aksionet që mund të blesh, vlera e të cilave është në rritje. Investitori (qytetari që ka vlerat monetare) supozohet që do të zgjedhë një fushë për të cilën ai ka dijeni dhe e njeh mirë. Për më tepër nëse zgjedh të investojë në këtë mënyrë duhet të monitorojë zhvillimin e bursës. Ta zëmë nëse ka investuar në ar, duhet të monitorojë në çdo sekondë çmimin. Por shumë qytetarë pasi kanë pranuar këtë mënyrë investimi, janë befasuar kur janë gjendur para humbjeve të mëdha për detaje të tilla pasi kanë harruar të hapur pozicionin gjatë natës dhe në mëngjes i kanë humbur të gjitha. Ekspertë të tregjeve të kapitaleve me njëfarë ngurrimi për ta denoncuar fenomenin publikisht të këshillojnë të mos investosh në këtë mënyrë. Pasi në Shqipëri, shoqëritë e brokerimit vetëm sa të orientojnë për investimin kundrejt një komisioni, në botën e zhvilluar financiare individët u besojnë brokerave të licencuar investimin dhe mirëmbajtjen e llogarisë kundrejt tarifave të suksesit.

Si funksionojnë kompanitë
FXlider për shumë kohë zhvilloi një fushatë agresive publicitare të të gjitha formave në tregun shqiptar, pavarësisht se, kompania nuk ka leje operimi në Shqipëri as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për të ndërmjetësuar investimin e kursimeve të shqiptarëve në bursa. FXlider nga zyrat e Beogradit oferton aktualisht edhe për tregun shqiptar.
“Pavarësisht nëse çmimi shkon lart ose poshtë, duke hapur pozicionin e duhur në tregun Forex, monedha, mallra, CFD, indekse ose aksione, ju mund të fitoni para. Merrni përparësitë e tregut më të madh – të leverage ku investimet tuaja për tregtim kthehen nga 100 euro në 20,000 euro”, bën të ditur FXlider në sitin e saj.
Duke i orientuar investitorët drejt blerjeve të arit, aksioneve të naftës, grurit, pambukut dhe aksionet e Google dhe Apple, nuk sqarohet nëse shanset për humbje janë të njëjta me fitoret. Kujtdo që i rastis të vizitojë këtë faqe, joshja është e madhe. Më tej, kompania vijon në web-in e saj: “Me platformën tonë, investuesit gjejnë mënyrën më të mirë për të tregtuar aksione, monedha dhe mallra. Për shkak të krizës ekonomike globale në vitin 2008, tregtimi në mallra është rritur, çmimi i arit u rrit, vaji është forcuar në fillim të vitit 2009, gruri, pambuku dhe mallra të tjera bujqësore kanë arritur vlerën e tyre maksimale”.
Por pas entuziazmit të fitores ka edhe skepticizëm. Një nga kompanitë më të mëdha të kësaj linje në Shqipëri i numëron vetëm disa dhjetëra klientë. Por ky është një biznes në fillesa, që më tepër është në fazën e edukimit të publikut me tregun e aksioneve se sa për të nxjerrë përfitime. Por duket se themelet e para po vihen por në tokë ranishte. Mungesa e ligjshmërisë me të cilën po lulëzon biznesi i ri i minibursave vetëm sa shton panikun për rikthimin e piramidave në një formë ndryshe.

Institucionet, frikë nga fenomeni
Në Bankën e Shqipërisë dhe në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, dy institucionet gardiane për stabilitetin financiar në vend, sytë janë bërë katër mbi skemat që kanë nisur të përthithin dhunshëm kursimet e shqiptare. Në reagimin zyrtar për “Monitor”, Banka e Shqipërisë pohoi se nuk është përgjegjëse për licencimin dhe rregullimin e këtij tregu dhe as për mbikëqyrjen e tij. Por, përtej reagimit zyrtar, ekspertët e Bankës së Shqipërisë pohuan se po ndjekin me shqetësim evoluimin e skemave në fjalë. Ekspertët e Bankës shpjeguan për “Monitor” se shumica e këtyre skemave nuk janë të licencuara dhe në këto kushte banka nuk mund të ushtrojë kontroll mbi ta në aspektin e cenueshmërisë së stabilitetit financiar në vend. Duket se disa institucione të tjera të tilla si Shërbimi Informativ etj., duhet të njoftojnë strukturat përgjegjëse të shtetit për të ndaluar aktivitetine tyre. Vetë kompanitë që e ofrojnë këtë shërbim i pohuan “Monitor” se nuk kishin leje specifike për tregun shqiptar, porse ato i ofrojnë produktet e tyre të investimeve në internet në të gjithë botën. Kompania FXlider, në faqen e saj në internet, sqaron se ka një marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e shërbimeve tregtare dhe platformat e FORTRADE. FORTRADE Ltd është i autorizuar dhe rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga FCA (Autoriteti i Sjelljes Financiare) me numër regjistrimi 609970, por shoqëria nuk është e pajisur me leje nga autoritetet shqiptare.

Kuvendi lajmërohet për rrezikun
Duke raportuar për zhvillimet në tregun financiar jobankar për 2014, Enkelejda Shehu, kryetare e AMF, lajmëroi Kuvendin për rreziqet që u kanoseshin qytetarëve nga disa subjekte të palicencuara që operojnë si fonde investimesh. “Rreziqet shtohen, pasi kohët e fundit janë vërejtur përpjekje të subjekteve të palicencuara nga AMF për të ofruar produkte apo shërbime financiare. Kjo dikton nevojën që konsumatori/investitori shqiptar të edukohet që investimet e tij financiare t’i drejtojë vetëm te subjekte financiare të licencuara nga AMF. Një informacion i tillë është lehtësisht i aksesueshëm për këdo në faqen zyrtare të internetit të AMF”, tha Shehu para deputetëve në Kuvend. Por kanë kaluar disa muaj nga kjo deklaratë dhe tregu vijon njësoj.
Ndërkohë tregu i fondeve të investimeve, në lekë dhe në euro, ka vijuar dinamikën e zgjerimit, duke u shndërruar në tregun e dytë më të madh pas tregut bankar, nga pikëpamja e aseteve. Vlera neto e aseteve të tyre arriti në 63.7 miliardë lekë, që përfaqëson 4.6% të PBB-së, nga 3.7% në vitin 2013. Numri i anëtarëve të të dy fondeve është rritur në 32,669 ose rreth 15% më shumë se një vit më parë.
Në analizën e AMF arsyetohet se dinamika e zgjerimit të këtyre fondeve tregon interesin që kanë investitorët vendas për produkte të reja kursimi apo investimi. Një situatë e tillë favorizohet edhe nga mjedisi me norma të ulëta të interesit, që zbatohen për produktet bankare të kursimeve, mjedis i cili është mbizotërues prej disa vitesh.
Nga kjo pikëpamje, kjo dinamikë zgjerimi është e mirëpritur, sepse nxit zhvillimin e tregjeve financiare, por njëherësh krijon sfida të rëndësishme për t’u përballuar, lajmëron AMF. Dinamika e shpejtë e zgjerimit të fondeve të investimeve kërkon ngritjen e kapaciteteve dhe përshtatjen e strukturës së AMF-së kundrejt këtyre zhvillimeve. Tashmë AMF po punon për marrjen e vendimeve të shpejta për të plotësuar kuadrin mbikëqyrës. Në këtë kuadër, AMF po përmirëson bazën rregullatore për fondet e investimeve me dy objektiva kryesorë: (i) forcimin e regjimit të transparencës ndaj klientit/investitorit; dhe (ii) përmirësimin e kërkesave për administrimin e rreziqeve në treg.
Kështu, në vitin 2014 u miratuan rregulloret për fondet e veta; për informacionin kyç që duhet t’i jepet investitorit; përmirësimet në prospektin; si dhe forcimi i rregullave për njohjen e klientit. Po në këtë kuadër është punuar me dy misione të asistencës teknike, me BB për miratimin e regjimit të kërkesave për likuiditetin e fondeve të investimeve, dhe me FMN për vlerësimin e aseteve të fondeve. Një tjetër zhvillim është mbikëqyrja e konsoliduar e këtij tregu, së bashku me Bankën e Shqipërisë, në përpjekje për të mbikëqyrur në mënyrë të plotë risqet, veçanërisht ato të depozitarit; ndarjes së aseteve; të forcës shitëse dhe praktikave të shëndosha në shitje etj. Për këtë arsye janë kryer inspektime të përbashkëta me Bankën e Shqipërisë, si dhe nga AMF është kërkuar ndërtimi i një protokolli veprimesh për ushtrimin e mbikëqyrjes së konsoliduar. Në përfundim, mbetet i rëndësishëm forcimi i regjimit të transparencës dhe edukimit të konsumatorit, duke pasur në vëmendje risitë që prodhojnë në treg veprimtaritë investuese financiare, me rreziqe jo gjithmonë lehtësisht të kuptueshme nga konsumatorët.
“Rreziqet shtohen, pasi kohët e fundit janë vërejtur përpjekje të subjekteve të palicencuara nga AMF për të ofruar produkte apo shërbime financiare” tha Enkelejda Shehu, kryetare e AMF në Kuvend në fillim të këtij viti.

Reagon AMF: Kemi licencuar vetëm dy agjentë brokerash, të tjerët…
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) iu përgjigj interesimit të “Monitor” në lidhje me biznesin e ri të skemave të investimit në Bursë. Në një shpjegim të posaçëm, AMF sqaron se, me vendimin nr. 55, datë 30. 03. 2011 “Për njohjen e veprimtarisë së agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë”, Autoriteti ka njohur veprimtarinë e agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë, që konsiston në: promovimin e veprimtarisë së brokerit; marrjen dhe transmetimin e urdhrave apo udhëzimeve nga klientët/klientët e mundshëm, si dhe ofrimin e këshillave për klientët ose klientët e mundshëm në lidhje me titujt dhe instrumentet financiare.
Sipas Vendimit, agjenti vepron në emër dhe për llogari vetëm të një brokeri të licencuar të letrave me vlerë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo të një brokeri të licencuar nga Autoritetet e tjera mbikëqyrëse, anëtare të IOSCO-s, nënshkruese të MMOU.
Sipas Vendimit nr. 55 “Shoqëria që kryen veprimtarinë e agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë duhet të respektojë kërkesat e Ligjit Nr. 9879, datë 21. 02. 2008 “Për titujt”, kjo do të thotë se subjektet që veprojnë si agjentë të platformave të tregtimit të licencuara jashtë territorit të Shqipërisë janë objekt mbikëqyrje nga Autoriteti. Në veprimtarinë mbikëqyrëse/monitoruese, Autoriteti kujdeset që kryerja e veprimtarisë nga agjenti të jetë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, si dhe rregullat e brendshme të shoqërisë të depozituara në momentin e miratimit të veprimtarisë. Në procesin monitorues i kushtohet vëmendje transparencës ndaj klientit, që fillon me mënyrën e identifikimit të tij dhe duke vijuar me mënyrën e reklamimit të produkteve që ofron platforma. Mbikëqyrja e AMF realizohet si nëpërmjet marrjes së informacionit nga subjekti i miratuar, sipas përcaktimeve të Vendimit nr. 55, ashtu dhe nëpërmjet inspektimit në vend.
Për sa i takon Platformës FX Lider, AMF nuk ka autorizuar ndonjë agjent që të jetë në rolin e promovuesit të kësaj platforme. Nga kërkimi i bërë, nuk rezulton që FXLider të ketë zyrë në Shqipëri, por sipas të dhënave operon nëpërmjet zyrës në Beograd, Serbi.

 
Mbështetur në Vendimin nr. 55, AMF shpjegon se Autoriteti ka licencuar…

Shoqërinë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a. për të vepruar si agjent në emër dhe për llogari të shoqërisë së brokerimit”Saxo Bank”.
Shoqërinë “Stock International Albania” sh.a. për të vepruar si agjent në emër dhe për llogari të shoqërisë së brokerimit “LeadCapital Markets”Ltd.
AMF sqaron se, investimi në platformat e tregtimit në zotërim të shoqërive të brokerimit të mësipërme, ku agjenti i miratuar nga AMF ka rolin e promovuesit të produktit që ofron shoqëria e brokerimit është një alternativë investimi në tregjet financiare ndërkombëtare, kryesisht për investitorë që kanë njohuri mbi këto tregje dhe produktet e tyre, këto platforma nuk mund të konsiderohen si alternativë e kursimeve të qytetarëve në përgjithësi.

Disa nga bizneset e licencuar të brokerimit

Platinium Investment                    Me licencë nga Banka e Shqipërisë
Aksioner Insternational                 Me licencë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Stock International Albania           Me licencë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Disa nga bizneset e palicencuar të brokerimit

FXLider Forex Shqipëri                     Pa licencë
Forex Albania                                    Pa licencë
ONASIS Brokers                               Pa licencë
Easy Trade Consulting Albania         Pa licencë
Lirifinanciare.com (HG trading)         Pa licencë

(“Monitor”)

Previous Post

FOTO/ Emily, modelja polake më joshëse

Next Post

“Shumica e babëzitur” nuk ia heq mandatin Vlentina Leskajt

admin

admin

Next Post
“Shumica e babëzitur” nuk ia heq mandatin Vlentina Leskajt

“Shumica e babëzitur” nuk ia heq mandatin Vlentina Leskajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.