Foto Ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në superstradën Rrëshen – Milot. Burime të policisë lokale bënë të ditur se, në këtë aks në afërsi të karburant “Bolvoil’ në Rrubik , janë përplasur mjetet tip kamion me targa AA 172 IF me mjetin “Volkswagen” me targa AA 370 EH .
Si pasojë e këtij aksidenti, ka gjetur vdekjen shtetasi Valentin Kola 27 vjeç, banues në Rubik i cili ishte pasagjer te mjeti “Volkswagen” si dhe është dëmtuar shtetasi E. T., 35-vjeç banues në Elbasan cili ndodhet në spitalin e Rrëshenit në gjendje të rëndë.
Nga shërbimet e policisë është bërë shoqërimi në komisariat i drejtuesit të mjetit kamion shtetasit Tonin Gjoka, 46 vjeç, banues në Rrëshen.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e shkaqeve.












