Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka denoncuar rënien e Shqipërisë, në renditjen ekonomike botërore, sipas raporti më të fundit të Bankës Botërore.
Në një postim në “Facebook”, Basha i cilëson taksat e larta, çmime e larta, papunësinë e lartë, rritjen e varfërisë, pamundësinë dhe pasigurinë si “Kriza Rama”.
Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës në “Facebook”
“Shqipëria përkeqësim të mëtejshëm prej taksave Rama. Sipas raportit ‘Paying Taxes 2016’ të Bankës Botërore që ka studiuar 189 ekonomi të botës, Shqipëria renditet në vendin e 142, duke humbur 11 pozicione në krahasim me renditjen e një viti më parë (renditeshim në vendin e 131). Raporti vlerëson se norma totale e taksave është rritur me 5.2 % gjatë vitit të fundit, ku tatimi mbi sipërmarrjen u rrit me 50 % dhe njëkohësisht u dyfishua taksa mbi pronën.
Taksa të larta, çmime të larta, papunësi e lartë, rritje e varfërisë, pamundësisë dhe pasigurisë: kjo është Kriza Rama”.











