Sot në orën 19.00 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Në fokus të takimit, mësohet se do të jetë diskutimi për Angazhimet dypalëshe dhe në kuadrin rajonal të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, siguria në vend dhe masat e marra, si edhe bashkëpunimi me agjencitë partnere.
Me këtë rast Presidenca ka bërë publike edhe agjentën e këtij takimi.
Agjenta e takimit
• Fjala e hapjes së Presidentit të Republikës, SH. T. Z. Bujar NISHANI.
• Fjala e Kryeministrit të Republikës, SH. T. Z. Edi RAMA.
• Referimi i zotit Ditmir BUSHATI, Ministër i Jashtëm: “Angazhimet dypalëshe dhe në kuadrin rajonal të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Implikimet për Shqipërinë të konkluzioneve të Këshillit të BE-së në luftën kundër terrorizmit”.
• Referimi i zotit Saimir TAHIRI, Ministër i Brendshëm: “Siguria në vend dhe masat e marra”.
• Referimi i Gjeneral Major Jeronim BAZO, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura: “Situata në vend dhe masat e marra. Analizë e riskut dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”.
• Referimi i zotit Visho AJAZI LIKA, Drejtori i SHISH: “Siguria në vend dhe bashkëpunimi me agjencitë partnere”.
• Pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit në mbledhje.
• Fjala e mbylljes e Presidentit të Republikës, SH. T. Z. Bujar NISHANI.












