Foto Ilustruese
Burimet zyrtare të policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se, sot, në rrugën”‘Siri Kodra”, para një Diskoje kishte rënë zjarr në një mjet. Si rezultat janë dëmtuar me anë të djegies automjetet fuoristradë BMW X5, me targa AA 979 GL në pronësi të shtetasit H. G., banues në Tiranë, dhe automjetet tip furgon Mercedes Benz me targa TR 2692 K, në pronësi të shtetasit M. M., dhe TR 6218 F i firmës “S. Sh.p.k”. Të tre këto automjete kanë qenë të parkuara në parkimin para një diskoje.
Nga hetimet e kryera nga ana e Policisë dyshohet që zjarri të ketë rënë aksidentalisht, (probleme teknike) mbi mortorin e automjetit tip BMW me targë AA 979 GL, pasi që në momentin që janë shfaqur shkëndijat e para në automjet ka qenë vetë prezent pronari i automjetit që e ka parë dhe ka njoftuar zjarrfikëset.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ngjarje aksidentale.












