Një alarm për bombë tek fakulteti i Shkencave Sociale ka mbërritur në Sallën Operative. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka vënë perimetrin e sigurisë.
“Më datën 20.11.2015 në Sallën Operative Tiranë ka mbërritur një telefonatë se në bulevardin “Bajram Curri” në mjedise e Universitetit të Tiranës ka një bombë të dyshimtë. Menjëherë kanë mbërritur forcat e Policisë të Komisariatit nr 2, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Gjithashtu pritet mbërritja e forcave xheniere”, thuhet në njoftimin e policisë.











