Pas shumë muajsh diskutime demokratët dhe socialistët kanë mbyllur
negociatat për dekriminalizimin. Komisioni i posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin, ka miratuar sot projektligjin e dakordësuar midis opozitës dhe mazhorancës, që trajton çështjen e ndalimit të zgjedhjes dhe ushtrimit të funksionit nga persona me rekorde kriminale, i quajtur drafti “Për dekriminalizimin’. Pas gati një viti debat, palët ranë dakord përfundimisht për të miratuar një draft të përbashkët për këtë çështje, ku nuk kanë gjetur dakordësi vetëm në një pikë, në testin e drogës. Ndërkohë që konsensusi është arritur për pika të tjera, siç është verifikimi i shenjave të gishtërinjve, si mënyra më e sigurt, sipas opozitës, për identifikimin e personave me të shkuar kriminale, që mund të kenë përdorur disa identitete.












