Dy vjet u bënë nga ndarja fizike me Sokolin.
Kanë qenë dy vite të vështira për demokratët dhe me të në krah do ta kishim më të lehtë.
Por njësoj sikur të ishte me ne, me kurajën, me zgjuarsinë e vendosmërinë e tij, kemi ecur përpara kemi përballuar shumë sfida dhe jemi çdo ditë më të fortë, më të bashkuar.
Sokoli na mungon ne demokratëve dhe më shumë sigurisht familjes se tij të shtrenjtë, Kelës, Glaukut, Kleitit dhe Koketës.
Por unë dhe familja e tij politike, Partia Demokratike e dimë se vlerat e tij janë të gjalla dhe të forta ashtu si dëshira e vullneti i çdo demokrati për tu bashkuar, për të ecur përpara, për të marrë përgjegjësitë e drejtimit të vendit, për ta shpëtuar Shqipërinë, për ta bërë ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.












