Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, për Kulturën Fate Velaj, ka një “këshillë” për impulset e reja që kërkon Ilir Meta.
“Për sa i përket impulseve të reja në qeveri unë kam qenë prej kohësh që ato duhen të bëhen, mbasi jo të gjithë anëtarët e qeverisë me bindin se janë të duhurit, por Ilir Meta duhet të japë impulse në ato ministri ku ai është përgjegjës si parti dhe jo të kërkojë impulse te ministritë që drejtohen nga Edi Rama. Atë e vendos Edi Rama nëse është i kënaqur apo jo nga ministrat e tij. Jo ngaqë do Meta ndryshime aty ku ai do, duhet dhe të bëhen”, shprehet midis të tjerave në një intervistë për gazetën “Dita”, Fate Velaj.
Gjithashtu ai ka edhe një thumbim, apo ironi, në adresë Ilir Metës, të aleatit të Edi ramës.
“Kjo është e njëjtë me atë që kur e pyeten ariun, ‘O Ari! Do bëhen gorricat sivjet?’. ‘Do bëhen se më hahen mua’, tha Ariu”, përfundon Fate Velaj.











