Një arritje të vërtetë e ka quajtur ish-kryeministri Sali Berisha marrëveshjen për dekriminalizimin. Në një postim në “Facebook”, ai njëherazi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili me refuzimin për përfshirjen e testit të drogës, tregoi se është vetë një përdorues i lidhur me drogën, si tymi me blozën.
Mesazhi i plotë i Sali Beridshës në “Facebook”
Paketa e dekriminalizimit u miratua sot me konsensus në komisionin parlamentar. Kjo është një arritje e vërtet dhe e madhe për të gjithë qytetarët shqiptar, opozitën, politikën, shtetin shqiptar dhe Shqipërinë. Rama me refuzimin kategorik për të përfshirë testin e drogës në paketën e dekriminalizimit demaskoi veten si përdorues droge dhe faktoi se ai është i lidhur me drogën njëlloj si tymi i zi me blozën!












