Krytari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka reaguar për miratimin e projektligjit për dekriminalizimin. Ai është shprehur se kjo është një ngjarje me rëndësi për demokracinë shqiptare dhe një fillimi i rri për jetën politike në vend.
Reagimi i plotë: “Nje hap i madh u hodh sot me miratimin e projektligjit historik për Dekriminalizimin nga komisioni i posacem parlamentar.
Nisma jone tashme me konsensusin e te gjitha paleve do ti jape fund njëres prej njollave dhe plagëve më të mëdha të Shqiperise ne 25 vite.
Kjo është një ngjarje e rëndësishme për demokracinë shqiptare, që do të vuloset me miratimin e projektligjit në Kuvendin e Shqipërisë dhe me fillimin e zbatimit të tij pa humbur asnjë ditë.
Falenderoj qytetarët shqiptarë që pavarësisht bindjeve politike, mbështetën dhe nxitën fuqishëm kauzën jetike të dekriminalizmit. Falenderime të thella për miqtë dhe partnerët tanë, SHBA dhe BE, ndihma e të cilëve ka qenë dhe mbetet vendimtare për ta bërë dekriminalizmin ligj dhe realitet të jetës tonë politike dhe insitucionale.
Kam besim se ky eshte fillimi i një ere te re, pa krim të veshur me pushtet, pa pushtet të veshur me krim. Për këtë qëllim e nisëm dhe do ta vazhdojmë deri në fund këtë betejë”- është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.











