Policia e Shtetit ka një listë të personave të mundshëm me prirje të ekstremizmit të dhunshëm, ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako.
Duke folur për rrezikun nga terrorizmi, Çako tha se nuk ka vend për panik, dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme.
“Policia ka shtuar masat e sigurisë për sa i përket rrezikut që vjen nga terrorizmi, në kuadër dhe të ngjarjeve të fundit në Paris”, tha ai.












