Paraprakisht kërkojmë ndjesë në qoftë se këto foto mund të jenë të rënda dhe mund të shkaktojë ndonjë tronditje te ndokush. Por, nuk mund të rrimë pa përcjellë denoncimin e qytetarit Anil Frashëri, i cili në “Facebook”, ndërsa poston këto foto shkruan…
“Më ndodhi një vdekje i një njeriut tim dhe po prisja te dera e morgut për ta marrë, kur më panë sytë llahtar kur shoferi I një autoambulance solli një fëmijë të vdekur të mbështjellë vetëm me çarçaf dhe e la te karriget jashtë morgut sikur të ishte një qen dhe vetë hyri e bënte muhabet me infermieret brenda. Ai fëmij i shkrete ndëjni 15 minuta në stol i pa shoqëruar as nga mjek apo infermiere. Ishte një skenë e tmerrshme kur shoferi doli dhe e kapi si leckë dhe ua dha infermiereve të morgut… Tmerr.. .Tmerr.
Këto ndodhin vetëm ne QSUT”.
Fotografitë dhe denoncimi i qytetarit, zhvlerësojnë propagandën e qeverisë dhe veçanërisht të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, për përmirësimin e kushteve dhe shërbimit në spitale…











