Zbulohet identiteti dhe pamja e gruas kamikaze që dje gjatë blicit të policisë në Paris hodhi veten në erë, për të mos u kapur e gjallë.
Ajo ishte bionde e me flokë të gjatë. Mediat e huaja raportojnë se ajo është 26-vjeçare dhe quhet Hasna Aitboulahcen. Është kushërira e Abdelhamiad Abaaoud, kapoja i komandës së terrorit në Paris, që shkaktoi 132 viktima.











