Këshilltarja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Eglantina Zëre sqaroi ndarjen e re të zonave të parkimit gjatë një interviste me gazetarin Pandi Gjata në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” në top channel.
Kur përmendni termin “zonë e tarifimit” e keni fjalën për rrugët kryesore, dytësore apo ato që mund të quhen tretësore, siç mund të jenë zonat më të ngushta. Pra, si do të ndahen zonat që janë me pagesë nga ato që janë pa pagesë?
Ndarja e Tiranës në katër zona nënkupton përfshirjen e rrugëve kryesore dhe atyre dytësore. Ndarja në katër zona të administrimit të parkimit në vetvete përfshin 24 mijë vende parkimi. E ndarë kjo sipas zonave 1, 2, 3, 4, mund të them që secila nga këto zona disponon një numër të caktuar vendparkimesh. Të marrim për shembull zonën 1 ose kryesore: Kjo zonë ka një kapacitet prej 3060 vende për parkim nga të cilat 1927 vende do t’i nënshtrohen tarifimit dhe 1123 vende do të jenë pa pagesë. Nëse i përkthejmë në përqindje, 63% e tyre do të jenë me pagesë dhe 37% do të jenë pa pagesë që përfshin rezidentët apo njerëzit me aftësi të kufizuara.
Është bërë ndonjë studim për këtë ndarje, se sa mjete ka në një zonë, se sa janë ato të barabarta me vendet e parkimit, etj?
Patjetër që po. Në varësi të këtyre është bërë edhe ndarja përqindja e trajtimit të secilës në këtë rrugë. Nëse themi që në zonën A, 63% të kapacitetit të plotë të vendparkimeve do të trajtohet me pagesë dhe 37% do të trajtohet pa pagesë, një zonë tjetër që mund të jetë 2 ose 3, ndryshon në përqindje dhe kjo në varësi të dendësisë që ka edhe zona. Në varësie dhe të rrugëve dhe hapësirës që ajo ofron për parkim pa pagesë për rezidentët. Për shembull, zona 2 që ka 1953 vende parkimi, 53%-54% do t’i nënshtrohen tarifimit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë pa pagesë.
Problemi i madh i parkimit sot në Tiranë janë edhe rrugët kryesore, këto të gjitha do të jenë në segmentin e tyre parkingje me pagesë?
Më lejoni të theksoj diçka, duke nisur gjithmonë nga vetja sa herë dal në mëngjes, pyetja e parë që na lind është ku do parkoj. Prandaj, kjo ndarje nënkupton që çdo qytetar që është posedues i një mjeti motorik, përveçse hapësirave në zonën e vet, pra rrugicat brenda lagjes apo hapësirat poshtë pallatit, do jepet edhe hapësira në rrugët kryesore që do të jenë të përcaktuara me plan tarifor. Ta marrim një rast konkret: Nëse unë banoj në zonën A dhe një nga rrugët kryesore të zonës sime mund të jetë rruga “Myslym Shyri” , unë si rezidente e kësaj zone gëzoj të drejtën për të parkuar falas në të gjitha hapësirat brenda zonës sime si dhe përpos kësaj, gëzoj të drejtën që me një përqindje të caktuar të kësaj rruge, 305, 40%, aq sa është e përcaktuar, kam të drejtën të parkoj pa pagesë. Pra, dyfish hapësirë, edhe brenda zonave të parkimit, edhe në rrugët kryesore që janë të destinuara për parking me tarifë.
Ky projekt do të implementohet menjëherë i gjithi apo do të nisë si një projektpilot?
janë disa mini-projekte të vogla që përmban e gjithë ky administrim i ri. E para janë rrugët kryesore të cilat janë të përcaktuara që me vendim të 2003-ës, pra rrugët kryesore me tarifa të përcaktuara zona A 100 lekë për orë, zona B 40 lekë për orë dhe zona C 20 lekë për orë ato janë edhe aktualisht në funksion. Edhe nëse do të dalim tani në bulevardin kryesor do të shohim se ka inspektorë të parkimit të cilët presin bileta me 1000 lekë (të vjetra) ora dhe po e njëjta gjë do të vazhdojë.
Ndoshta në këtë zonë funksionon, po ka edhe zona ku nuk funksionojnë se vendosin karrige ose ndonjë gjë tjetër.
Kjo është bërë për pamundësi të menaxhimit të plotë të gjithë këtyre zonave, pasi deri më tani, parkingu ka qenë vetëm një sektor nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave, një sektor i përbërë nga 8 inspektorë dhe 1 përgjegjës sektori, pra ka qenë i pamundur menaxhimi, për të mos thënë edhe një keqadministrim.
Në gjithë këtë operacion do të hapen edhe shumë vende pune, pasi do të menaxhohen të gjitha parkingjet në Tiranë apo jo?
Patjetër që po. Të bësh një menaxhim të tillë kërkon fuqi punëtore, kërkon përkushtim, profesionalizëm, kështu që ne fazat e para struktura që do të ketë agjencia që do të merret me menaxhimin e parkingjeve në Tiranë do të ketë 105 punonjës që përkthehen ne vende pune.











