Ish-zëvëndësministri i Mbrojtjes , Dritan Hila ka publikuar në llogarinë e tij një korrupsion që sipas tij është bërë kryesisht nga ministrja Englantina Gjermeni dhe kap shifrën deri në 8 milionë dollarë.
“Ministrja Eglantina Gjermeni ka firmosur që planin për rregullimin e bregdetit të Shqipërisë së Jugut, e bën një studio që quhet “Atelier 4”.
Pronar i saj është Alban Eftimiu.
Ky ka qenë punonjës i Bashkise së Tiranës në kohën kur kryetar ishte Edi Rama.
Tani është “privat” në aleancë me Koço Kokëdhimën.
Nuk dua të merrem sesi këta do copëtojnë jugun e Shqipërisë. Është një plan që do ta përshkruaj më vonë, pasi jo më kot vendosën për kryetarë bashkie të Sarandës dhe Vlorës dy të panjohur.
Është një plan i pështirë që nuk ka asgjë të përbashket me shpresën që ata qindra e mijëra shqiptarë votuan të majtën.
Por dua të them se studioja “Atelier 4” ka marrë nga institucione të shtetit shqiptar (përfshirë edhe universitetin e Dhori Kules që u tall me socialistët në 21 janar) vetëm në vitin 2015 pa tender, as me pak e as më shumë, por 8 milionë dollarë për projekte qendra qytetesh.
Mos më thoni që këtu nuk ka korrupsion. Mos më thoni që këtu nuk ka klientelizem.
Mos më thoni se kjo nuk është plaçkitje e parave të shqiptarëve. Se nëse ma thoni këtë, atëherë i paskeni pasur hak gjithë zgjedhat e kularet në qafë që ju kanë vënë në histori.”












