Forcat policore të Kosovës arrestuan sot kryetaren e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi. Asistenti i deputetes së AAK-së tha se Bujupi është dërguar në gjykatën themelore të Prishtinës.
Forcat Speciale të Kosovës, i kanë rrethuar banesat e deputetëve të Vetevendosjes, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu për të cilët kan një fletëarrest. Policia ka pasur përleshje gjatë përpjekjeve që po bëhen për arrestimin e Kurtit.
Njësia speciale e Policise se Kosoves, ka bllokuar çdo hyrje-dalje të ndërtesës, ku jetojne Kurti dhe Haxhiu me familjarët. Një ditë më parë, mediat kosovare raportuan se gjykata themelore e Prishtinës, lëshoi fletë-arreste për Kurtin dhe tre deputetë të tjerë.











