Një 64-vjeçar nga Fushë-Kruja i ka dhënë fund jetës në banesën e tij. Viktima është identifikuar me emrin Ferit Gjoka. Burime nga policia thonë se 64-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri tip “shotgan”.
Gjatë dëshmisë që familjarë të tij kanë dhënë në polici, kanë thënë se shkak i vetëvrasjes ka qenë jetesa e tij në kushte shumë të vështira ekonomike.











