Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas për veprën penale vrasje e mbetur në tentative për shkak të marrëdhënieve familjare. Ka rënë në prangat e policisë shtetasi Dritan Isufi, 44 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pranë banesë së tij në lagjen “Rilindja”.
Më datë 15.11.2015, rreth orës 16:30, ky shtetas pasi është konfliktuar në mënyrë verbale dhe fizike me bashkëshorten e tij (E.I. -> 37 vjeç), ka plagosur më pas këtë të fundit me mjet shpues (kaçavidë), duke i shkaktuar asaj dëmtime të lehta, e cila për pasojë ndodhet në Spitalin Rajonal, jashtë rrezikut për jetën. Konflikti ka ndodhur për motive xhelozie, pasi dy bashkëshortët në fjalë janë në përfundim të proçedurave të divorcit.












