26-vjeçari Salah Abdeslam, shtetas francez por rezident në Belgjikë, është sot personi më i kërkuar në Europë pasi arriti ti shpëtonte policisë edhe pse mori pjesë në një nga 7 sulmet terroriste në Paris.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia franceze u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë në rast se e shohin të dyshuarin.
Abdeslam është i armatosur dhe dyshohet se ka me vete edhe jelekun me eksploziv dhe mund të jetë duke planifikuar një sulm tjetër.
Abdeslam Salah, 26-vjecari, tepër i rrezikshëm fillimisht u dyshua se mund të ishte arratisur në Belgjikë, por raportimet pas koordinimeve me policitë homologe theksuan se nuk ishte atje.
Mes vendeve që dyshohet se ai mund të jetë arratisur në kërkim të një strehe të sigurtë për momentin sinjalizohen të jenë Italia, Spanja e Gjermania. Së paku kështu raportojnë mediat e huaja.











