• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Rama kopjac i keq, sillet si lac dhe prapë kthehet te propozimet e opozitës

admin by admin
16 November, 2015
in Politika
0
Basha: Rama kopjac i keq, sillet si lac dhe prapë kthehet te propozimet e opozitës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama për vjedhjen e propozimeve të opozitës, sikundër ishte pulla fiskale apo heqja e taksave dhe ulja e tyre për biznesin e vogël.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, shefi i opozitës tha se “kryeministri Rama nuk ofron asnjë zgjidhje për krizën ekonomike ku i ka zhytur shqiptarët”.
“Futeni dorën në xhep, nëse shikoni një dorë tjetër aty, është dora e Edi Ramës. Vjedhin taksat, tatimet. Kur e pamë sot duke vjedhur propozimet e opozitës nuk menduam keq, pasi një njeri që vjedh doganat, se ka për gjë të vjedhë propozimet e opozitës. Para 10 ditësh kopjoji propozimin tonë për pullën fiskale dhe sot për detaksimin e biznesit të vogël. A zgjidhet problemi i krizës ekonomike së shqiptarëve duke kopjuar. 73 mijë të papunë vetëm në shtator-tetor, të shpunësuar si rezultat i masave represive, kërbaçit. 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar që të largohen për në Amerikë, mijëra të burgosur për një kupon tatimor. Ekonomia jo vetëm është tkurrur, por është në hemorragji. Edi Rama nuk ofron asnjë zgjidhje. Kjo krizë nuk na vjen nga Zoti, është produkt i Edi Ramës”, deklaroi Basha.
Basha tha se nuk i vjen keq nëse qeveria kopjon programin e opozitës, por se atë e bën në mënyrën jo të duhur për shqiptarët.
“Si çdo kopjac i keq nuk arrin dot të marrë konceptin e alternativës sonë, si ai që kopjon një rresht këtu e një rreth tjetër… nuk arrin ti kuptojë dhe nuk arrin ti zbatojë planin e masave që ne u promovojmë shqiptarëve sot”, tha Basha.
Kreu i PD-së e cilësoi Ramën se “sillet si lac por prapë kthehet te propozimet e opozitës”.
Basha ftoi qytetarët të vazhdojnë diskutimet për alternativën e opozitës.
“Nuk është aspak rastësi për këtë besim të madh që po më jepni që një ndër të bindurit është edhe kryeministri kopjac që nuk e mban dot shtëpinë me miell hua, ndaj ka ardhur koha ta largojmë”, deklaroi Basha.

 

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha
Edi Rama dhe skota e tij vjedhin ditë për ditë paratë e  fermerëve, banorëve të qyteteve e të fshatrave, të punësuar, pensionistë, të rinj vjedhin taksat,  vjedhin doganat, vjedhin tatimet. Ndaj nuk do habiteni po tu them sot që kur e pamë duke vjedhur propozimet e opozitës nuk menduam keq. Sepse një njeri që vjedh doganat 1 milionë dollarë në ditë, një njeri që shpërdoron 777 milionë dollarë në tendera e prokurime të drejtpërdrejta nuk e ka për gjë të vjedhë propozimet e opozitës.
Brenda 10 ditësh e kemi kapur 2 herë me presh në duar. Para 10 ditësh kopjoi propozimin tonë për pullën fiskale dhe sot propozimet tona për detaksimin e biznesit të vogël. Në këtë rast deri në 50 milionë lekë se deri aty arriti ta shikonte kopjen që po bënte. A zgjidhje problem i krizës ekonomike së shqiptarëve duke kopjuar nga një kryeministër që është kryekëput përgjegjësi për situatën ekonomike ku është vendi ?! 73 mijë të papunë vetëm në Shtator-Tetor. E thotë drejtoria e tij e Tatimeve. Janë shpunësuar si rezultat i masave represive, i kërbaçit të gjobave, i represionit selektiv dhe  antilogjore të bandës së tij të tatimeve. 100 mijë shqiptarë të larguar për një vit. 200 mijë të tjerë kanë aplikuar për tu larguar në Amerikë. Mijëra e mijëra të burgosur,  të paraburgosur, e të dënuar për një kupon tatimor. Në këtë klimë represiviteti, dhune, brutaliteti, ekonomia jo vetëm është tkurrur por është në hemoragji. Bie kreditimi, bie konsumi, bie punësimi, mbyllen qepenat, falimentojnë bizneset. Pse?! Sepse Edi Rama me politikën e tij të mbrapshtë të rritjes së taksave, me të vetmin model të propagandës me regji qendrore, nuk ofron asgjë zgjidhje.  Kjo krizë nuk na vjen nga Zoti, kjo krizë nuk është fatalitet por është produkt i Edi Ramës dhe politikave të tij në këto dy vite.
Nuk mund të them që më vjen keq që kopjon pjesë të propozimeve tonë sepse qëllimi i platformës që unë kam dy muaj që diskutoj së bashku me Partinë Demokratike në qytete dhe fshatra të Shqipërisë, qëllimi i paketës tonë të shpëtimit është të ndalë rrokullisjen ekonomike, është tu ofrojë shqiptarëve një alternativë, një rrugëdalje nga kriza “Rama”, nga recesioni “Rama”, nga depresioni “Rama”, nga fatkeqësia kombëtare, nga ky aksident i historisë tonë me emrin “Rama”.
Por si çdo kopjac i keq nuk arrin dot të marrë konceptin, tërësinë e alternativës tonë.  Ashtu si ai që kopjon në provim, një rresht këtu dhe një rresht aty por nuk kupton asgjë. Këto zgjidhje Edi Rama nuk i kupton sepse zgjidhja e tij ka qenë një tjetër. Ka qenë zgjidhja e rritjes së taksave, ka qenë zgjidhja e rritjes së kërbaçit, ka qenë zgjidhja e  falimentimit të bizneseve. Nuk arrin t’i kuptojë dhe nuk arrin ti zbatojë sigurisht në tërësinë dhe unitetin e tyre planin e masave që ne u propozojmë shqiptarëve sot, alternativën tonë. Ashtu siç populli thotë:”nuk mbahet shtëpia me miell hua”, as qeveria nuk mbahet duke kopjuar opozitën e vendit tënd.
Por një lajm ka në politikën e ditës. Sillet nga sillet, me kërbaç, me libër gjobash, me fjalorin e tij prej laci, prapëseprapë kryeministri kthehet e gjen si zgjidhje, zgjidhjet e opozitës, zgjidhjet e Partisë Demokratike, zgjidhjet e Lulzim Bashës. Jo se kemi nevojë që të na kreditojë Edi Rama për këto zgjidhje se tashmë qytetarët, fermerët, sipërmarrësit e kanë kuptuar që; 1-shkaktari i gjendjes është Edi Rama dhe 2-opozita, përveç denoncimeve, ka një alternativë. Një alternativë që mund dhe do të funksionojë. Tashmë e ka pranuar edhe vetë kundërshtari ynë politik, kryeministri i vendit. Por pyetje shtrohet pse tani?! Dhe pse është i pabesueshëm?!
Së pari, sepse nuk ka tërësinë e zgjidhjeve. Kopjon pullën fiskale, kopjon detaksimin e biznesit deri në 50 milionë lekë. Por konceptin nuk e ke të qartë. S’mund ta kesh të qartë sepse nuk është e jotja z. 200 milionësh.
Së dyti, sepse me të njëjtën keqdashje, mungesë vizioni me të cilin i është vërsulur biznesit këto dy vite vazhdon sot ti vërsulet pasurisë publike përmes tenderave korruptivë, përmes korrupsionit të hapur në prokurimet publike, përmes koncesioneve korruptive, ky pra është problemi që kopjon pa sukses pjesë të zgjidhjes nga alternative sepse ai beson ne tjetër gjë.
Po pse tani?! Sepse ka frikë sepse e ka parë që njerëzit janë ngritur në protestë e në revoltë, se zemërimi popullor po derdhet në rrugë, i studentëve, i të rinjve, i sipërmarrësve, të vegjël, të mesëm e të mëdhenj, i të papunëve, i pensionistëve që ka dy vite që i gënjen e i mashtron.
I gënjeu për 300 mijë vende pune, i gënjeu për shëndetësi falas, i gënjeu për legalizime falas, i gënjeu për ulje taksash, i gënjeu për rritje pagash dhe pensionesh, i gënjeu për ulje çmimesh. Të gjitha dolën gënjeshtra. Tani dëshiron vetëm të fitojë më shumë kohë për të shtuar zullumin, vjedhjen, korrupsionin.
Prandaj, deri në momentin që të çohemi të gjithë së bashku e ta heqim dorën e tij vjedhacake nga xhepat e çdo shqiptari, Edi Rama do të vazhdojë të prodhojë krizë, depresion dhe dramë në çdo familje shqiptare.
Unë ju ftoj të vazhdojmë së bashku të nderuar qytetarë, bashkëbisedimin tonë për alternativën e opozitës. Është alternative që sot ka ngjallur dhe po ngjall besim dhe shpresë për të dalë nga kjo situatë katastrofike si rezultat i hajdutërisë, keqqeverisjes dhe korrupsionit të qeverisë Rama.  Dhe nuk është aspak rastësi për këtë besim të madh që po na jepni, që po më jepni në bashkëbisedimet me ju që një ndër të bindurit është edhe kryeministri kopjac, i cili nuk e mban dot shtëpinë me miell hua.

Previous Post

FOTO/ Një tjetër Kardashian në poza erotike

Next Post

ÇUDIA VAZHDON/ Rama dhe Meta “ngul e shkul”, një punishte përpunimi peshku në Elbasan i bënë krenar të dy

admin

admin

Next Post
ÇUDIA VAZHDON/ Rama dhe Meta “ngul e shkul”, një punishte përpunimi peshku në Elbasan i bënë krenar të dy

ÇUDIA VAZHDON/ Rama dhe Meta “ngul e shkul”, një punishte përpunimi peshku në Elbasan i bënë krenar të dy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.