
Policia ka arrestuar sot dy autorët që dyshohen se kërcënuan ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri më 14 nëntor . Klodjan Mahmutaj 22 vjec dhe Valter Meshi nga Kashari janë vendosur në pranga për shkak se nisën një kërcënim në emër të ashtuquajturës “brigadat e kuqe” me tekst terrorist islamik.
Mesazhi u nis rreth orës 10.44 të paradites dhe përmbajtja lidhte me aktet të mundshme terroriste në Shqipëri.
“Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën anti-ISIS. Tani e keni rradhën ju”, shkruhet në e mailin e nisur në adresën e ministrit të Brendshëm.












