Ish-efektivi i policisë, Mirsad Kuçana, i vënë në pranga tre ditë më parë për përfshirje në vrasjen e Enton Nikës, u la sot në burg deri në përfundim të hetimeve. Kuçana, doli paraditen e së dielës para një trupe gjyqësore të Gjykatës së Tiranes, e cila vlerësoi si të drejtë kërkesën e prokukorisë për lënien në paraburgim të Kuçanës deri në përfundim të hetimeve të dosjse.
Ish-efektivi i policisë nuk ka pranuar të bëjë deklarime para trupës së gjyqtarëve që vlerësuan masën e tij të sigurisë, ndërkohë që ajo që ra në sy ishte krahu i tij i fashosur. Mirsad Kuçana dyshohet se është plagosur lehtë në krah në po të njëjtën ngjarje ku ka mbetur i vrarë Nikaj dhe i plagosur shtetasi Ismet Gaxherri. Dyshimet shkojnë edhe më tej. Ai mund të jetë plagosur nga e njëjta predhë e dalë nga arma e Emiliano Tashos, me të cilën u ekzekutua 30-vjeçari Enton Nikaj.










