Një video 3D në punime grafike, tregon dinamikën e ngjarjeve dhe kronologjinë e atentateve terroriste në Paris që shkaktuan 129 viktima dhe mbi 350 të plagosur.
Në orën 21:00, në Stade de France një kamikaz u hodh në erë pranë njërës prej hyrjeve të stadiumit, ku Franca luante një ndeshje miqësore kundër Gjermanisë. Nga shpërthimi, veç kamikazit, humbi jetën dhe një kalimtar.
Në orën 21.25, persona të armatosur me kallashnikov hapën zjarr në barin Le Carillon dhe Petit Cambodge duke vrarë 15 persona, ndërsa 10 të tjerë u plagosën rënde.
Në orën 21:30, në Stade de France një tjetër kamikaz u hodh në erë dhe dy minuta më vonë persona te armatosur hapën zjarr në barin Al Bonne Biere duke vrarë pesë persona dhe plagosur tete të tjerë.
Në orën 21.36, 19 persona u qëlluan për vdekje me armë zjarri në La Belle Equipe.
Në orën 21:40, një kamikaz shpërtheu brenda restorantit Le Komptuar Volter.
Në të njëjtën orë një makinë ndaloi jashtë teatrit Bataclan ku po zhvillohej një koncert. Tre terroristë hynë brenda dhe vranë afro 100 persona.
20 minuta pas mesnate Forcat e Sigurisë franceze hynë në teatër për të liruar pengjet dhe vranë njërin nga atentatorët. Dy të tjerët u hodhën në erë duke shpërthyer rripin e eksplozivit që mbanin në brez.












