Për agjencinë e lajmeve “AFP” Isobel Bowdery, ka rrëfyer se si iu desh që për më shumë se një orë të shtirej si e vdekur në sallën e koncerteve teksa terroristët vrisnin njerëzit.
Ajo është vetëm 22-vjeç, nga Afrika e Jugut dhe është njëra prej të mbijetuarve nga sulmi në sallën e koncerteve Bataclan të Parisit.
Isobel Bowdery ka treguar se si një burrë e ndihmoi duke e mbrojtur trupin e saj me trupin e tij, tregon fjalët e fundit që dashurisë që i thanë njëri-tjetrit një çift, dhe apelin e një ish-studenti të Universitetit Cape Town që kërkoi ‘mos lejoni ata burra të fitojnë’.
“Dhjetëra njerëz u qëlluan përpara syve të mi. Pellgje gjaku mbushën dyshemenë. Klithmat e meshkujve të rritur që mbanin trupat e vdekur të të dashurave të tyre”.
Sipas dëshmitarëve, teksa të gjithë e kuptuan se çfarë po ndodhte, secili përpiqej të fshihej dhe ta bënte veten më pak të dukshëm për terroristët.
“Por telefonat nuk pushonin, të cilat pasoheshin shpejt nga të shtënat. Dukej sikur çdo 15 sekonda, kishte një të shtënë”, ka treguar një i mbijetuar për “AFP.
“Ata qëlluan në turmë dhe njerëzit u përpoqën të shpëtonin, por sulmuesit thanë, ‘Nëse lëvizni, do ju vrasim’”.











